fbpx

Linda Rama: Shqipëria ka njohur regres në dhunën ndaj grave

Dhuna ndaj grave në Shqipëri ka njohur regres dhe jo progres.Deklarata ka ardhur nga Linda Rama në cilësinë e vlerësueses së Projektit: “Zhvillimi i një sistemi të qëndrueshëm për adresimin e dhunës ndaj grave.”

“Kur vjen pun ate dhuna, shoqëria jonë ka bërë regres. Rastet e dhunës janë shumë të shpeshta, por ndonjëherë shkojnë deri në makabritet dhe ne duhet të gjejmë të gjitha format sesi të mund, jo thjesht të informojmë, por të sensibilizojmë opinionin që zëmërimi publik mund të kanalizojë që britmat e këtyre grave që vuajnë të dëgjohen dhe të adresohen realisht. Heshtja jonë është shurdhuese dhe vdekjeprurëse.”

Projekti ka përfshirë 10 bashki në të gjithë vendin dhe në të tashmë është ngritur mekanizmi I referimit ndaj dhunës në familje..Përfundimi I projetktit tregoi se rreth 60% e grave të anketuara në Shqipëri kanë raportuar se kanë përjetuar dhunë në jetën e tyre.

“Fenomeni i dhunës është rural kryesisht, por që haste edhe në zonat urbane, por projektet për hir të sëvërtetës, pothuajse janë të fokusuara vetëm në zonat urbane dhe ky është një nga problemet kryesore, që lidhet edhe me mungesën e fondeve. Kjo është arsyeja që ne mendojmë se duhet të ridimensionohet ky projekt duke e bërë të përshtatshëm për replikim në të gjitha njësitë e reja lokale që do të krijohen.”

Aktiviteti u organizua në kuadër të 16 ditëve të ndërgjegjësimit të dhunës ndaj grave.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close