AAK, Mimozës: Ku është Golfi 6?

Ka reaguar dega e AAK-së, në Gjakovë, ndaj prononcimit të kryetares së komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, e cila ka thënë se e ka shitur veturën luksoze të ish kryetarit të Gjakovës, Pal Lekaj.

“Sa për njoftim vetura nuk ishte veturë luksoze por e përdorur dhe jo pronë e ish kryetarit Pal lekaj, por ishte pasuri e Administratës komunale. Para se te jetë këshilltare e Shpend Ahmetit kryetarit të Komunës së Prishtinës, më mirë është të tregoj se si e fali këtë veturë të ashtu quajtur “luksoze “për pak para. Dhe së dyti Mimoza, më mirë të rrëfej historinë e veturës zyrtare Golf 6 me targa 03-256-BQ pronë e Komunës së Gjakovës e cila është zhdukur nga 23 dhjetori i vitit 2013 për fatin e së cilës nuk dihet ende”, thuhet në njoftimin e Zyrës së AAK-së, dega në Gjakovë.

I gjithë ky reagim ka ardhur pasi që kryetarja e Gjakovës, ka thënë se të gjitha veturat e panevojshme për komunën e Gjakovës i kemi shitur me dy ankande.

“Veturën luksoze me të cilën është vozitur Pal Lekaj e kemi shitur me ankandin e dytë, dhe nuk ka qenë problem, pasi që këtë punë e kanë bërë administrata profesionale që e kemi gjetur në komunë”, ka thënë  Kusari për media.

Lajme të ngjashme

Back to top button