‘Cvetan Dimov’: Paralelet maqedonase, të gjitha me nxënës shqiptarë

Në të gjitha 11 paralelet me mësim në gjuhën maqedonase, prej vitit të parë deri në vitin e katërt në Shkollën e Mesme të Qytetit ‘Cvetan Dimov’ në Shkup 100 për qind e nxënësve janë shqiptarë. Nxënësit thonë se ata janë joshur që të regjistrohen në paralelet maqedonase për shkak të kriterit më të ulët të pranimit. Sipas tyre, nëse nga viti i ardhshëm u mundësohet, që të gjithë do të kalonin në paralelet me mësim në gjuhën shqipe, transmeton Alsat M.

Drejtori i Shkollës së Mesme ‘Cvetan Dimov’ Shaip Zeneli pranon gjendjen me paralelet maqedonase që janë të mbushura me shqiptarë. Ai thotë se Qyteti i Shkupit përcakton numrin e paraleleve që do të hapen çdo fillim vit. Ai thotë se si drejtor nuk ka të drejtë tu përzihet nxënësve se në çfarë gjuhe të vazhdojnë arsimin e mesëm.

Zeneli pranon se tek paralelet maqedonase kriteri për pranimin e nxënësve është më i ulët, por që është ligjor, pasi sipas tij në ato paralele në afat të parë nuk paraqitet pothuajse asnjë nxënës dhe me ligj, gjatë afatit të dytë patjetër duhet të ulet kriteri.

Lajme të ngjashme

Back to top button