Në Vratnicë përurohet pllakë përkujtimore në nderim të viktimave amerikane

Në nderim të viktimave nga rrëzimi i avionit amerikan gjatë Luftës së Dytë Botërore, ambasadori amerikan Paul Wohlers dhe ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski kanë përuruar sot pllakën përkujtimore.
Pllaka përkujtimore u shpalos në fshatin Vratnicë, rrethinë e Tetovës, ku supozohet që në gusht të vitit 1944 të jetë rrëzuar një avion bombardues amerikan.

Si pasojë, pjesa më e madhe ekuipazhit ka humbur jetën dhe vetëm dy nga pjesëtarët e tij kanë mbijetuar.

Pllaka përkujtimore është vendosur në kujtim të viktimave dhe të banorëve të fshatit, të cilët u kishin dalë në ndihmë të mbijetuarve dhe kishin varrosur viktimat.

Lajme të ngjashme

Back to top button