Vrasja e trefishtë në Zletovë, kriza e vlerave merr haraçin

Ngjarja e dhimbshme në Zletovë që shënon vrasjen e trefishtë të ndodhur vetëm pak kohë pas ngjarjes së Kratovës ku humbën jetën tre persona është bërë objekt diskutimi edhe i sociologëve.

Ali Pajaziti, profesor i UEJL në Tetovë, thotë se vrasja e trefishtë tregon për një krizë të madhe, respektivisht masovizimit të depresionit të një zbrazëtire shpirtërore të qytetarit në shoqërinë tonë.

Pajaziti vlerëson se ky fenomen patologjik merr haraçin në mënyrë agresive në të gjitha kategoritë. Ai vlerëson se kriza e vlerave është evidente ashtu si edhe problemet ekzistenciale, që janë indikatorë të asaj se çfarë na ndodh.

Pajaziti vlerëson se tek shqiptarët rastet e tilla janë më të rralla për disa arsye.

“Shoqëria shqiptare nuk është sekularizuar deri në atë shkallë si ajo maqedonase. Individualiteti tek shoqëria shqiptare është me e ulët. Religjioni në shoqërinë shqiptare është më e shprehur dhe kjo luan rol të rëndësishëm për vlerësimin e jetës”. thotë Ali Pajaziti.

Lajme të ngjashme

Back to top button