Nga 1 janari ligje të reja për ndërtim, dënimet deri në 3 mijë euro

Nga 1 janari hynë në fuqi ndryshimet e ligjit për ndërtim të objekteve. Qytetarët dhe personat juridik janë të obliguar që të nxjerrin certifikatë për efikasitet energjetik për objektet të reja që do ti ndërtojnë.
Përveç kësaj, ata obligohen që edhe gjatë rinovimit apo mbindërtimit të jashtëm, të marrin leje dhe vlerësim nga person i autorizuar se sa për qind e objektit do të rinovohet. Kjo parashihet me propozim ndryshimet e reja të Ligjit për ndërtim për çka sot u diskutua në seancën e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji.

Gjobat për mos respektim të këtyre detyrimeve arrijnë deri në 3 mijë euro. Personat juridik rrezikojnë gjoba deri më 12 mijë euro nëse pa leje, do të ndryshojnë apo shtojnë ndonjë pjesë të objektit të tyre. Përveç kësaj, edhe komunat janë obliguar që lejet për ndërtim objektesh ti dërgojnë tek Drejtoria e të Ardhurave Publike.

Lajme të ngjashme

Back to top button