LSDM kërkon dorëheqjen e Jolevskit dhe Kotevskit

Është e papranueshme heshtja e ministrit të mbrojtjes Zoran Jolevski dhe e shefit të shtabit të përgjithshëm Goranço Kotevski si dhe e kryeministrit Nikolla Gruevski për vrasjen e trefishtë dhe vetëvrasjen që ndodhi ditën e djeshme në Zletovë, reagojnë nga opozita maqedonase.

“kërkojmë që Jolevski dhe Kotevski menjëherë të japin dorëheqje. Në zi janë dy familje të të vrarëve dhe një familje e një ushtari profesional. Nga Shtabi I Përgjithshëm dhe Ministria e mbrojtjes shpejtuan vetëm me deklaratat se vrasësi-ushtarë ishte psiqikisht i shëndoshë”, deklaroi kryetari i komisionit për mbrojtje nga LSDM Maksim Dimitrievski.

Dimitrievski thotë se ushtari profesional kishte problem familjare. Familja disa herë e ka paraqitur për dhunë fizike. Kundër ushtarit kishte edhe padi penale. Edhe përkundër gjendjes së tij psikikë ai ka qenë I angazhuar në detyra të rëndësishme dhe i është lejuar të mbajë armë zyrtare dhe municion.

Nga LSDM-ja përkujtojnë se vrasja që ndodhi ditën e djeshme në Zletovë është vrasje e dytë për një muaj ku një pjestar i forcave të sigurisë me armë zyrtare kryen vrasjet.

Lajme të ngjashme

Back to top button