PL: Pjestarëve të forcave të sigurisë tu bëhet kontrolle psikologjike

Partia Liberale ka akuzuar isntitucionet e sigurisë së shtetit se selektimi psikologjik kadrovik dhe arritja deri tek arma i përfaqësuesve të saj ka mbetur një cështje e parregulluar. Sipas kësaj partie këtë e tregojnë rastet e fundit të vrasjeve të trefishta të ndodhura në Kavadar dhe në Zletovë.

“Me këtë fitohet përshtypja se pjesëtarët e forcave të sigurisë janë lëshuar vetë në vete dhe ata nën presione të ndryshme psikologjike gjithnjë e më shumë paraqesin kërcënim për qytetarët të cilët ata duhet që t’i mbrojnë”, thuhet në komunikatën e Partisë Liberale.

Ata thonë se qeveria dhe partitë tani nuk duhet që të kënaqen vetëm me ndricimin e rasteve, por kërkojnë të u bëhet kontrolle psikologjike pjestarëve të forcave të sigurisë dhe te sjellin program për risocializimin dhe adaptimin e këtyre strukturave.

Lajme të ngjashme

Back to top button