Komuna e Strugës: Qeveria sillet si njerkë ndaj nxënësve shqiptarë

Gjatë ditës së sotshme Ministria e Financave ka marrë nga buxheti i Komunës së Strugës 4 milionë denarë , para të cilat u dërguan , që të paguhen borxhet e shkollave, të mbetura nga garnitura e kaluar.

Komuna e Strugës , reagon ashpër ndaj sabotimit, që qeveria, VMRO-BDI i bëjnë së pari vogëlushëve dhe nxënësve të Strugës dhe mandej gjithë qytetarëve.

“Kujtojmë se kjo qeveri raciste për borxh të përbashkët me Komunën e Ohrit,  Komunës së Strugës vetëm këtë vit i ka marrë 17.228.902 den. ose 281058 EU, ndërsa vitin e kaluar rreth 26.123.376 den. ose 426156 EU , para të cilat ishin të dedikuara për ujësjellës, kanalizime dhe rrugë të reja për qytetin .Kujtojmë se Qeveria e Maqedonisë për dikë sillet si nënë, e për dikë si njerkë dhe kjo gjë bëhet me paturpësinë më të madhe edhe tek fëmijët. Qeveria ka naftë, ka para,për  nxënësit e komunave e tjera, kurse për qytetarët e Strugës , jo që nuk jep , por edhe u vjedh para.  Kujtojmë se vetëm para dy javësh paguam rreth 10 milionë denarë”, thuhet në reagimin e Komunës së Strugës..

Komuna e Strugës i bën thirrje kësaj qeverie , që të ndalojë veprimet raciste dhe gjithashtu apelojmë te faktori ndërkombëtar në vend , që të ç bllokojë dhe të ndihmojë në zgjidhjen e situatës , pasi kjo mënyrë funksionimi ishte karakteristikë e Afrikës së Jugut, ku ‘’ Aparteidi’’ ishte kryefjala e veprimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button