Rexhepi: Qeveria më mori pasaportën diplomatike që të më ketë nën kontroll

Kryetari i BFI-së, reis ef Sulejman Rexhepi, ka deklaruar për  Plusinfo se qeveria i ka marrë atij pasaportën diplomatike. Sipas tij ashtu si edhe krerët tjerë fetar edhe ai ka të drejtë të ketë  pasaportë diplomatike.

“Qeveria njëherë më dha pasaportën diplomatike pastaj ma mori atë. Më atë që më morën pasaportën duan të dërgojnë porosi se me kanë ndër ta. Jo! Udhëtojë më pasaportën time personale edhe pse pasaportë diplomatike ka kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase. Ata duan të më mbajnë afër? Nuk mundet ajo kështu”, tha reisi i BFI-së, Sulejman Rexhepi.

Në deklaratën për Plusinfo, kreu i BFI-së tha se shkrimi i tij për kombin in vitro, i cili u referohej “maqedonasve myslimanë” ka pasuar ankesat e disa torbeshëve që janë shtrënguar të deklarohen ndryshe nga çfarë janë.

“Allahu le të më jetë dëshmitar se unë respektoj torbeshët e vërtetë. Nëse kryeministrit duhet t’i mbetet hatri ndaj dikujt, ky është partneri i koalicionit, partia e turqve në Maqedoni, kryetari i së cilës thotë se nuk ka torbeshë në Maqedoni, porse ata janë turq”, tha ef. Rexhepi.

Lajme të ngjashme

Back to top button