Neziri: Nuk ka rieksport nga Maqedonia në Rusi

Tërë eksporti nga Maqedonia për në Rusi i prodhimeve bujqësore përbëhet prej prodhimeve të Maqedonisë, ka konstatuar Qeveria në seancën e djeshme. Këtë e theksoi ministri i Ekonomisë Bekim Neziri në përgjigjen e pyetjes pas ndarjes së çmimeve për biznes garën “Bëhu me prespektivë, filloi biznesin tënd”.

Ai theksoi se komsioni i angazhuar për hetimin e akuzave nga ana ruse për rieksportin e prodhimeve bujqësore evropiane nga Maqedonia në Rusi dje para Qeverisë e ka dorëzuar raportin sipas të cilit të gjitha kompanitë e Maqedonisë kanë eksportuar vetëm prodhime bujqësore të Maqedonisë në Rusi dhe aspak nuk e kanë shkelur ligjin.

“Konkluzionet tona do t’i dorëzojmë deri te Federata Ruse që të bëhet krahasim me konkluzionet e tyre dhe presim sa më shpejt që ky rast të mbyllet” tha ministri Neziri.

Lajme të ngjashme

Back to top button