Rrahje e përgjakshme në Shkup, një nxënës qëllohet me thikë

Në mëngjesin e sotëm rreth orës 10.30 minuta në qendrën tregtare “Leptokarija” në Shkup, ka ndodhur një incident i përgjakshëm. Nga ky incident ka pësuar një nxënës i shkollës së mesme.

Rrahja ka ndodhur pas konfliktit verbal mes nxënësve të shkollës së mesme “Zdravko Cvetkovski, ku njëri prej nxënësit ka nxjerr thikën dhe ka sulmuar një nxënës tjetër.

Autori ka qenë një i mitur nga fshati Gërçec. Sipas policisë, personi ka marrë lëndime trupore, ndërsa autori është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia njofton se ka arrestuar një person pasi i është gjetur arma me të cilën është kryer sulmi, ndërsa punohet që të verifikohet nëse bëhet fjalë për autorin e veprës.

Lajme të ngjashme

Back to top button