Shtëpia monumentale e Ataturkut më e fortë se kujtimet dhe realiteti (FOTO)

Në fshatin Koxhaxhik, për nder të Mustafa Qemal Ataturkut, babait të Turqisë moderne, në vend të një shtëpie modeste dhe autentike, është ndërtuar një shtëpi monumentale grandioze dhe joreale. Ekspertët vlerësojnë se shtëpia është dashur të restaurohet dhe prezantohet me pamjen e saj burimore dhe autentike sepse në të kundërt kemi të bëjmë me një falsifikim. Ndërkohë Ministria e Kulturës dhe Agjencia turke TIKA kanë vendosur të heshtin, ndërsa banorët e fshatit Koxhaxhik janë optimistë se shtëpia monumentale në fjalë do të jetësojë fshatin, i cili është thuajse bosh, si rezultat të largimit jashtë vendit të pjesës më të madhe të banorëve të tij.

Mustafa Qemal Ataturku, babai i Turqisë moderne, në Maqedoni nderohet në fshatin në të cilin ai asnjëherë nuk ka qenë dhe me një shtëpi, e cila sipas ekspertëve dhe formës së saj, nuk ka ekzistuar asnjëherë në vendin ku është ndërtuar sot. Fshati Koxhaxhik në fakt është vendi krenar ku janë lindur paraardhësit e Ataturkut, ndërsa shtëpia në të cilën ka lindur ai gjendet në Selanik të Greqisë.

Shtëpia që është ndërtuar për nder të Ataturkut në fakt është shtëpia në të cilën ka lindur i ati, Ali Riza, i cili ka braktisur këtë vend piktoresk, por të pazhvilluar dhe është zhvendosur në Selanik. Në këtë kontekst parashtrohet pyetja nëse shtëpia monumentale e familjes së Ataturkut në fshatin Koxhaxhik është ekzagjeruar në aspektin estetik dhe a është ruajtur origjinaliteti i saj?

Hulumtimi i BIRN na çoi në fshatin Koxhaxhik. Në këtë fshat në fakt nuk mund të mbërrini kaq lehtë. Rrugës për në Koxhaxhik do gjeni rrugë me asfalt të mirë, rrugë me gropa dhe rrugë pa asfalt. Gjithashtu, rrugës do shikoni natyrën e paprekur, por edhe pika të palicencuara për grumbullimin e mbeturinave. Udhëtuam nga një fshat në një tjetër, në komunën e Qendër Zhupës, në bregun lindor të Liqenit të Dibrës, duke kërkuar fshatin Koxhaxhik, fshatin mbrapa shkëmbinjve më të lartë, siç e përshkruanin vetë fshatin personat që i pyetëm për vendndodhjen e tij. Udhëtimi drejt fshatit Koxhaxhik të krijon përshtypjen se ai gjendet në fund të dynjasë dhe njëkohësisht befason ngritja e një fshati tjetër akoma më larg, mbrapa Koxhaxhikut. Pasi kaluam 17 kilometra nga kthesa e rrugës kryesore Mavrovë-Dibër gjetëm tabelën e parë me mbishkrimin Koxhaxhik, me shkronja të stilizuara që i ngjajnë gjysmëhënës së flamurit turk. Këto shkronja nuk janë zgjedhur rastësisht.

Ne vizituam fshatin Koxhaxhik më 22 korrik. Me të mbëritur në fshat “mbërriti” edhe dëshpërimi i parë. Muzeu që u hap më 19 maj me një ceremoni të nivelit më të lartë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të dy vendeve (morën pjesë Presidenti i shtetit, Gjorge Ivanovi dhe zëvendëskryeministri turk Emrulla Ishler, ndërsa vetë manifestimi u transmetua drejtpërdrejt në parlamentin turk, ku u ndoq edhe nga kryeministri i atëhershëm Rexhep Taip Erdogan), akoma nuk ishte vënë në funksion. Ne mbërritën para portës masive të drurit dhe para rrethojës, duke pasur mundësi të shohim vetëm nga larg shtëpinë monumentale.

Muzeu akoma nuk është hapur për vizitorët. Foto: G. Trpkovski
Muzeu akoma nuk është hapur për vizitorët. Foto: G. Trpkovski

Në fakt edhe vetë fshati ishte pothuajse bosh. Pjesa më e madhe e banorëve të Koxhaxhikut punojnë në Itali, vend ky në të cilin akoma nuk kishin filluar pushimet vjetore, ndërsa ato banorë që kishin mbetur në fshat ishin fshehur nga vapa për arsye se ishte koha e agjërimit të Ramazanit dhe ato nuk mund të pinin ujë. Këtë gjë na e tha Nuredini, një nga banorët e rrallë që e takuam në fshat. Ai mbante mend shumë mirë manifestimin e hapjes së shtëpisë monumentale dhe ishte krenar që shtëpia që duhej të ishte atraksioni më i ri turistik në Maqedoni u ndërtua pikërisht në fshatin e tij.

Nuredini nga Koxhaxhiku na rrëfeu historinë e fshatit. Foto: G. Trpkovski
Nuredini nga Koxhaxhiku na rrëfeu historinë e fshatit. Foto: G. Trpkovski

Nuredini në fakt as që shqetësohej se në vend të shtëpisë monumentale ishte mundur të ndërtohet një rrugë më e mirë. Sipas tij, është e zakonshme që fshatrat malore të kenë rrugë të këqija. Njëkohësisht ai nuk mundi të fsheh dëshpërimin lidhur me mbylljen e muzeut në kohën kur dikush kishte vendosur ta vizitojë atë.

„Hapje e muzeut ishte një manifestim i madh. Erdhën banorë nga të gjitha fshatrat përreth. Ne tani dimë shumë më tepër për historinë e fshatit dhe me lidhjen që kemi me Ataturkun”, tha Nuredini.

Ai kujtohet se në të kaluarën në fshat ka pasur njerëz që kanë njohur mjaft mirë historinë e familjes së Ataturkut, por banorët e sotëm të Koxhaxhikut dinë shumë pak për këtë familje.

“Thonë që shtëpia është ndërtuar me pamjen e saj të dikurshme. Ky lloj shtëpie është i rrallë në këto anë, por ekziston. I ati i Ataturkut, Ali Riza, ka qenë një njëri i madh dhe për këtë arsye nuk është për t’u çuditur që ai të ketë pasur një shtëpi të tillë. Ai është zhvendosur në Selanik, duke lënë gjithçka që kishte. Ne sot nuk mund t’i dimë arsyet e largimit të tij nga fshati„, sqaron Nuredini, një banor i fshatit Koxhaxhik.

Për fat të keq, në fshatin Koxhaxhik nuk ka një objekt të ngjashëm që mund të krahasohej me shtëpinë monumentale. Pothuajse të gjitha shtëpitë e fshatit janë të reja dhe të ndërtuara me materiale moderne, përveç disa mureve anësore të ndërtuara me gurë.

Fshati Koxhaxhik sot. Foto: G. Trpkovski
Fshati Koxhaxhik sot. Foto: G. Trpkovski

Pas gjetjes së themeleve të shtëpisë së vjetërtë familjes së Ataturkut mbi to u ndërtua shtëpia monumentale e kësajfamiljeje. Kompleksin monumental e përbëjnë dy shtëpi, njëra me tre kate, me njësipërfaqe prej 220 metra katrore dhe një tjetër me dy kate, me një sipërfaqeprej 120 metra katrore, si dhe një oborr me amfiteatër, që gjendet midis sipërfaqesboshe prej rreth 20 mijë metra katrore. Në këtë kontekst parashtrohet pyetja çfarëndërtuan faktikisht ministria vendase e kulturës dhe agjencia turke TIKA? Dukevlerësuar sipas njoftimeve të tyre zyrtare, ndërtuan një shtëpi origjinale që pasqyronnë mënyrë autentike jetën e familjes së Ataturkut.

Dimensionet e kompleksit janë kaq masive saqë mund të shihen nga larg. Foto: G. Trpkovski
Dimensionet e kompleksit janë kaq masive saqë mund të shihen nga larg. Foto: G. Trpkovski

Ekspertët e fushës përkatëse dhe njohësit e traditave kulturore lokale ndërkaq ofrojnë argumente sipas të cilave shtëpia monumentale është ekzagjeruar në aspektin estetik për arsye se shtëpia origjinale ka qenë më modeste dhe nuk ka qenë kaq tipike. Gjithashtu, qëndrimet e ekspertëve mund të mbështeten edhe me një fotografi të fshatit Koxhaxhik, e shekullit 19, fotografi që u është dhënë arkitektëve si një model për të përgatitur projektin e restaurimit të shtëpisë së familjes së Ataturkut. Shtëpitë që mund të shihen në fotografinë përkatëse janë me pamje më modeste, krahasuar me shtëpinë e sotme monumentale.

Pa përgjigje lidhur me autenticitetin

Koxhaxhik në shekullin 19
Koxhaxhik në shekullin 19

Agjencia turke TIKA është duke zhvilluar një aksion më të gjerë për restaurimin e objekteve të trashëgimisë kulturore otomane që gjenden në Maqedoni. Në ueb faqen zyrtare të kësaj agjencie, në pjesën lidhur me Maqedoninë, janë publikuar pesë-gjashtë rreshta për muzeun në fshatin Koxhaxhik. Sipas tekstit që është publikuar në faqen përkatëse të internetit, shtëpia e Ali Rizës është restauruar në formën e saj origjinale gjatë periudhës së viteve 2011-2014, ndërsa shtëpia në fshatin Koxhaxhik është ridizajnuar për të përshkruar jetën e Ataturkut dhe familjes së tij. Gjithashtu është dhënë edhe një informatë lidhur me figurat e punuara me dyllë, më saktësisht një informatë për Kizli Hafiz Ahmed dhe Ajse Hanim (gjyshja dhe gjyshi i Ataturkut), fëmijët Mustafa dhe Makbule dhe për prindërit e Ataturkut, Ali Riza dhe Zubejde Hanim. Po ashtu, mund të gjenden mbishkrime që përshkruajnë jetën e të riut Mustafa Qemal në Ballkan. Si rezultat të angazhimeve të shumta TIKA nuk iu përgjigj pyetjes nëse është ruajtur pamja autentike e shtëpisë monumentale. Në fshatin Koxhaxhik.

Me raportin e hapjes solemne të shtëpisë monumentale, që është publikuar nga ana e Ministrisë së Kulturës, thuhet se muzeu ka ambiente me figura që nuk zhvendosen nga vetë objekti, por edhe ambiente në të cilat mund të shihen figura të reja e të ndryshme. Sipas ministres Elizabeta Kançveska Milevska, muzeu në fshatin Koxhaxhik në mënyrë autentike pasqyron traditën e trashëguar të familjes turke. Megjithatë, një muaj pas parashtrimit të kërkesës me të cilën kërkuam informata me karakter publik Ministria e Kulturës nuk dha përgjigje lidhur me elementet mbi të cilat bazohet autenticiteti i pamjes së jashtme dhe rregullimi i brendshëm, duke ditur që gjithçka që kanë pasur në dispozicion për të konceptuar pamjen autentike të shtëpisë kanë qenë mbetjet arkeologjike dhe një fotografi e vjetër, në të cilën objekti i vjetër mund të shihet në largësi, i cili as që i ngjan objektit të sotëm.

Për ekspertët ekzagjerimi është i qartë

Atraksioni turistik mbrapa shkëmbinjve të mëdhenj. Foto: G. Trpkovski
Atraksioni turistik mbrapa shkëmbinjve të mëdhenj. Foto: G. Trpkovski

Sherif Ajradinoski është kryetari i qendrës kulturoro-shkencore të torbeshëve “Rumelia” dhe vlerësohet si një njohës i mirë i kulturës dhe traditës së vendeve perëndimore dhe jugperëndimore të Maqedonisë. Pas hapjes solemne të shtëpisë monumentale ai dyshon në disa elemente, si për shembull në informatën sipas të cilës është dashur të bëhen kërkime më të detajuara dhe më të gjata arkeologjike, që të vërtetohej autenticiteti i objektit të shekullit 19, sidomos në Koxhaxhik, si një lagje e cila në të kaluarën ka qenë vend i jurukëve ose një vend nomad dhe vend i banuar me nga blegtorët.

„Është e vështirë të besohet se një vendi ibanuar me blegtorë mund të ketë pasur një objekt të këtij lloji. Në Maqedonidhe në shumë vende të tjerë në Ballkan mund të gjenden shumë rajone në të cilatkanë jetuar jurukët, por shtëpi të tilla në këto rajone nuk mund të gjenden,megjithëse atje kanë jetuar edhe tregtarë të pasur, siç ka qenë Ali Riza„, thotë Sherif Ajradinoski, kryetari i qendrës kulturoro-shkencore të torbeshëve “Rumelia”.

Sipas Donka Barxhieva, kryetare e Qendrësjoqeveritare të trashëgimisë kulturore (QTK), jo vetëm që është e vështirë tëkonceptohet, por një objekt i këtij lloji deri më so nuk është gjetur në asnjëfshat turk në Maqedoni. Ajo sqaron se ekspertët e ndërtimeve rurale mund tëkonfirmojnë pamjen e shtëpisë, e cila është determinuar nga lokacioni (malorose me ultësira), që ndikon në zgjedhjen e materialeve të ndërtimit,funksionalitetin dhe konstruksionin e sistemit. Varësisht këtyre elementeve,Barxhieva Trajkovska është e bindur se shtëpia monumentale në fshatin Koxhaxhiknuk përputhet me elementet burimore të një shtëpie fshati që gjendet në një zonëblegtorale. Sipas saj, në rastet e prishjes së një objekti origjinal të fundittë shekullit 19 dhe restaurimit të tij me materiale dhe me ndihmën e teknikavetë shekullit 21 ne nuk mund të flasim për një restaurim autentik, ndërsa akomamë keq është kur bëhen ndryshime radikale me një pamje që nuk ka ekzistuar asnjëherë.Në rastin e shtëpisë së paraardhësve të Mustafa Qemal Ataturkit, siç thotë ajo,autentik është vetëm lokacioni në të cilin është ndërtuar vetë shtëpia.

„Shtëpitë përkujtimore lidhen me biografinëose me jetën e personaliteteve të historisë dhe kulturës së një populli dhe sitë tilla para së gjithash kanë vlerë historike-dokumentare, ndërsa me ndihmën etyre kompletohet memoria dhe kujtimi mbi veprën dhe veprën e personit osengjarjes konkrete. Për këtë arsye objektet monumentale duhen rindërtuar dheprezantuar plotësisht me pamjen e tyre burimore dhe autentike. Qoftë edhe njëndryshim i vetëm mund të jetë një intervenim direkt në biografinë e një figurekonkrete ose një falsifikuat, që në fakt sanksionohet me ligj”, sqaron Donka Barxhieva Trajkovska,kryetarja e Qendrësjoqeveritare të trashëgimisë kulturore

Siç shpjegon Barxhieva Trajkovska, shtëpitëmonumentale lidhen me biografinë e një figure të rëndësishme dhe kanë vlerëhistorike-dokumentare dhe pikërisht për këtë arsye ato duhen prezantuar me pamjene tyre burimore. Mosrespektimi i këtij parimi sipas saj është një falsifikim qëndëshkohet me ligj. Megjithatë, Barxhieva Trajkovska sqaron se në Maqedonindryshimi i pamjeve burimore ndodh shpesh, ndërsa ndryshime të ngjashme janë bërëedhe në shtëpitë në Vrnovci të Epërme, në shtëpinë në të cilën ka lindurBllazhe Konevski në Nebregovë dhe në raste të tjera. Ndryshimi i pamjeveorigjinale sipas Barxhieva Trajkovska ka të bëj me dy faktorë, me faktorin erestaurimit dhe me faktorin politik.

Një pjesë e rrugës që çon e fshatin Koxhaxhik, rrugë kjo me një gjatësi prej 17 kilometra. Foto: G. Trpkovski
Një pjesë e rrugës që çon e fshatin Koxhaxhik, rrugë kjo me një gjatësi prej 17 kilometra. Foto: G. Trpkovski

Sipas saj, në një shtëpi të kompletuar nuk duhet intervenuar, të paktën jo në aspektin autorial. Ndërkaq faktori politik përfshihet si një faktor direkt ose si një aktivitet politik, me ndihmën e të cilit krijohen falsifikime që mbështeten në mënyrë publike.

Inspirimi i gjetur në Jançe

Arkivat e mediave vërtetojnë se gurë-themelin e shtëpisë monumentale në fshatin Koxhaxhik e ka hedhur kryeministri Nikolla Gruevski, në gusht të vitit 2009. Megjithatë, informatat zyrtare të agjencisë TIKA tregojnë që objekti në fjalë është ndërtuar nga viti 2011. Gjatë intervalit kohor dyveçar janë ndryshuar projektet dhe është kërkuar një model sa më reprezentativ për shtëpinë e shekullit19.

Projektin e parë e përgatitën profesorët Jasmina Haxhi Aleksova dhe Mihail Tokarev. Ideja e tyre ka qenë të ndërtohen objekte moderne të inspiruara me shtëpitë e gurit që i shikonin në fotografinë e vjetër, ndërsa vetë fondamentet e shtëpisë së vjetër të mbroheshin dhe të mos lejohej ndërtimi mbi to. Megjithatë, shtëpia nuk u ndërtua sipas këtij projekti dhe u kërkua rikonstruimi i shtëpisë mbi themelet e vjetra. Ndërkohë projekti i parë për këtë lloj restaurimi erdhi nga një fakultet turk, i cili bazoi vetë projektin e tij në shtëpitë e rajonit në të cilin gjendet fshati Koxhaxhik. Si rezultat të pamjes së tij të thjeshtë u refuzua edhe ky projekt.

Në maj të vitit 20121, rreth dy vjet pas hedhjes së gurë-themelit, Qendra nacionale e konservimit filloi përgatitjen e projektit sipas të cilit është ndërtuar shtëpia e sotme. Me prezantimin e përgatitur nga ana e Qendrës nacionale të konservimit mund të shihet se një pjesë e madhe e elementeve të shtëpisë janë marrë nga objektet që ekzistojnë në fshatin Jançe, fshat ky që gjendet rreth 30 kilometra larg Koxhaxhikut, në komunën e Mavrovë-Rostushës. Para së gjithash bëhet fjalë për pjesët e lëshuara (erkerët) e katit të tretë dhe oxhaku karakteristik, elemente këto që nuk mund të shihen në fotografinë e vjetër të fshatit Koxhaxhik. Për një pjesë të elementeve të shtëpisë monumentale janë përdorur modelet e shtëpive të tjera të vjetra në fshatrat Elevci dhe Beshtani, fshatra këto që gjenden më afër Koxhaxhikut. Në këtë mënyrë u përgatit një përmbledhje me shtëpi që gjenden në më shumë fshatra, përmbledhje të cilën Qendra nacionale e konservimit e definoi si një rikonstruim me vizionin e një shtëpie klasike të periudhës së shekullit 19, periudhë kjo në të cilën kanë jetuar paraardhësit e Ataturkut në Maqedoni.

Për këtë arsye, ndërtimi i shtëpisë origjinale për të cilën shkruan agjencia TIKA dhe pamja autentike për të cilën flet Ministria e Kulturës nuk përbëjnë restaurim të shtëpisë së Ali Rizës me pamjen e saj burimore, siç edhe e kanë kuptuar Nuredini dhe bashkëfshatarët e tij, por edhe opinioni më i gjerë.

Objekti monumental kryesisht është ndërtuar me materiale tradicionale, me gurë dhe dru dhe me përdorimin e pak materialeve moderne, për të mbrojtur objektin nga tërmetet. Përmasat e objektit janë definuar me ndihmën e themeleve dhe fotografisë së vjetër dhe për këtë arsye përmasat e objektit të vjetër janë ruajtur. Sipas informatave të hapjes së kompleksit, në ndërtimin e tij Turqia me ndihmën e agjencisë TIKA investoi rreth një milion euro. Mirëmbajtja e mëtejshme e objektit është një detyrim i Maqedonisë.

Koxhaxhiku mundi Selanikun në garën e dimensioneve

Muzeu në fshati Koxhaxhik duhet të tërheq vëmendjen e turistëve dhe personave që respektojnë personalitetin e Ataturkut, që vijnë nga Turqia dhe nga vende të tjera. Për turqit dihet që duan të udhëtojnë në këtë rajon dhe në vende që lidhen me historinë e tyre, ndërsa shtëpia e lindjes së Ataturkut në Selanik është një tregues i mirë për këtë gjë. Kjo shtëpi gjendet në oborrin e konsullatës turke, ndërsa ambienti përreth saj i ngjan një Turqie të vogël që gjendet në mes të Selaniku, e cila është përshtatur për nevojat e turistëve turq, me shitore suveniresh me shumë motive të Ataturkut.

Turizmi lidhur me Ataturkun është mjaft i zhvilluar në Selanik. Foto: G. Trpkovski
Turizmi lidhur me Ataturkun është mjaft i zhvilluar në Selanik. Foto: G. Trpkovski

Turistët e shumtë presin me shumë durim para derës për të shkuar ora 10 dhe për t’u futur brenda. Hyrja është falas, ndërsa të vetmen gjë që duhet ta bëni është të regjistroheni në listën e vizitorëve dhe të shënoni vendin nga i cili vini. Më një gusht, kur ne vizituam muzeun, brenda gjysmë ore në listën e vizitorëve u shënuan emrat e mbi 50 turistëve. Muzeun e vizituan njerëz të ardhur nga Stambolli, Ekisehir, Ankaraja, Antalia, Bursa, nga e gjithë Turqia. Vizitorë nga vende të tjera nuk kishte, përveç nesh që vinim nga Shkupi. Megjithatë, turizmi që ka të bëj me historinë turke ka një grup më të ngushtë qëllimor.

Shtëpia e lindjes së Ataturkut në Selanik. Foto: G. Trpkovski
Shtëpia e lindjes së Ataturkut në Selanik. Foto: G. Trpkovski

Historia e shtëpisë është shkruar në një tabelë në oborrin e saj. Ajo është ndërtuar në vitin 1870, me stilin tipik të Selanikut të Sunduar nga otomanët. Dy katet e shtëpisë janë me bazament drejtkëndëshi, ndërsa kati i tretë është lëshuar përpara me erkerë. Në këtë aspekt kjo shtëpi është e ngjashme me shtëpinë në fshatin Koxhaxhik, por ajo nuk ka një çardak të mbyllur, një oxhak të theksuar dhe bazament guri. Vetë shtëpia është restauruar disa herë, ndërsa për herë të fundit është restauruar në vitin 2012, kur edhe janë hequr mobilet e vjetra, i cili është zëvendësuar me orendi të reja, që pasqyrojnë konceptin modern të muzeologjisë. Objekti shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 200 metra katrore. ai ka një oborr të vogël, në të cilin atraksioni kryesor është pema të cilën e ka mbjellë vetë Ali Riza, poshtë të cilit ka luajtur Ataturku në vitet e fëmijërisë.

Pema e Ali Rizës. Foto: G. Trpkovski
Pema e Ali Rizës. Foto: G. Trpkovski

Që në shikim të parë mund të vërehet se për nder të paraardhësve të Ataturkut në fshatin Koxhaxhik është ndërtuar një kompleks memorial shumë më i madh se kompleksi i vetë themeluesit të Turqisë moderne, që është ndërtuar në Selanik, në qytetin e tij të lindjes. Sipas të dhënave të disponueshme lidhur me këtë çështje, bëhet fjalë për një dallim prej 140 metra katrore, sipërfaqe kjo që e bën kompleksin memorial në Koxhaxhik më të madh, krahasuar e atë në Selanik.

Enterieri i shtëpisë monumentale. Foto: G. Trpkovski
Enterieri i shtëpisë monumentale. Foto: G. Trpkovski

Turistët duke shëtitur me plotë emocione nga një dhomë në një dhomë tjetër dhe duke kaluar korridoret e ngushta. Kryesisht mund të shihen fotografitë e jetës së Ataturkut, të ndara në faza dhe sipas qyteteve në të cilat ka jetuar ai (janë hapur dhe funksionojnë dhomat e Selanikut, Manastirit, Stambollit, Ankarasë etj.). Dhoma në të cilën është lindur Ataturku, që gjendet në katin më të lartë, është shënuar me një pllakë dhe me disa fotografi. Përballë saj gjendet busti i tij i punuar me dyllë, për të cilin rojet e muzeut kujdesen me shumë vëmendje. Në muzeun e Selanikut gjendet vetëm ky bust, ndërsa në atë të Koxhaxhikut janë vendosur gjashtë të tillë.

Figura me dyllë e Ataturkut. Foto: G. Trpkovski
Figura me dyllë e Ataturkut. Foto: G. Trpkovski

Gjithashtu, mund të gjenden edhe shumë përmbajtje multimediale, libra dhe një dhomë fëmijësh në të cilën transmetohen filma vizatimorë me përmbajtje historike, që i takojnë periudhës së Ataturkut. Çdo material është shkruar në greqisht, turqisht dhe anglisht, që të mundëson të kuptosh me lehtësi gjithçka që është shënuar. A mjafton kjo për turistët? Midis pak personave që i takuam në Selanik u gjet edhe doktori Mehmed Jalmaz, me origjinë nga qyteti Mersin.

Doktori Jilmaz ndau me ne përshtypjet lidhur me muzeun. Foto: G. Trpkovski
Doktori Jilmaz ndau me ne përshtypjet lidhur me muzeun. Foto: G. Trpkovski

Ai vizitonte muzeu për herë të parë, ndërsa miqtë e tij nga Ankaraja kanë qenë edhe më parë në Selanik për të vizituar muzeun. Ai na tregoi se turqit kanë dëshirë të vizitojnë vendet që kanë lidhje me historinë e tyre, por kanë dëshirë që ato të jenë origjinale.

„Vizitorët që kanë qenë edhe më herët në këtë muze janë dëshpëruar që mobilet e vjetra janë dërguar në Turqi dhe nuk janë kthyer pas restaurimit të muzeut në vitin 2012. sipas tyre, mobilet duhet të qëndrojnë në këtë muze dhe jo në Turqi. Muzeu në këtë gjendje më duket se nuk e ka autenticitetin e duhur. Për këtë arsye edhe vetë kryetari i Selanikut ka kërkuar të kthehen mobilet e vjetra, por ai nuk ka fituar një përgjigje nga Turqia„, thotë Mehmed Jilmaz, një vizitor nga qyteti Mersin.

Jilmazi dhe miqtë e tij nuk kanë dëgjuar për Koxhaxhikun. Të vetmin vend për të cilin ato kanë dijeni për lidhjen me origjinën e Ataturkut është Selaniku.

Kuzhina është ambienti i vetëm me mobile të vjetra në muzeun e Selanikut. Foto: G. Trpkovski
Kuzhina është ambienti i vetëm me mobile të vjetra në muzeun e Selanikut. Foto: G. Trpkovski

Sqarimi zyrtar lidhur me mobilet është shënuar në një dërrasë, e cila jep përshkrimin e historisë së shtëpisë monumentale. Sipas këtij sqarimi, mobilet e vjetra janë larguar sepse u kanë takuar personave që kanë jetuar në shtëpinë-meze pas kohës së Ataturkut.

Fotografi në të cilën duket pamja e shtëpisë në të kaluarën. Foto: G. Trpkovski
Fotografi në të cilën duket pamja e shtëpisë në të kaluarën. Foto: G. Trpkovski

Megjithatë ky sqarim nuk u mjafton vizitorëve. Ato më shumë herë theksuan se duan të shkojnë një objekt origjinal, bashkë me pajisjet e tjera. Për sa i përket pamjes së jashtme, ajo është ruajtur në formën autentike sepse vetë shtëpia gjendet në pjesën e vjetër të Selanikut, në të cilën mund të gjenden edhe shtëpi të tjera me një arkitekturë të ngjashme.

Ruhen edhe origjinalet jotipike

Ekzistojnë shumë shembuj që tregojnë se historia e një objekti mund të tërheq shumë më tepër vëmendjen, krahasuar me pamjen e tij. Një shembull i tillë është shtëpia me numër 22 në Rrugën e Artë në kështjellën e Pragës. Kjo rrugë nuk ka asgjë që e dallon nga rrugët e tjera. Megjithatë, me pamjen e saj dhe përmasat ajo është një rrugë tipike, që dallohet midis objekteve grandioze të qytetit të Pragës.

Shtëpia e Kafkës në Rrugën e Artë në Pragë. Foto: G. Trpkovski
Shtëpia e Kafkës në Rrugën e Artë në Pragë. Foto: G. Trpkovski

Megjithatë kjo rrugicë është me shumë rëndësi sepse atje ka qëndruar shkrimtari i njohur Franc Kafka, i cili ka kaluar atje një pjesë të jetës së tij.

Një shembull i ngjashëm është edhe teatri “Ford” në Uashington, ku është vrarë presidenti amerikan Abraham Linkoln në vitin 1865. Bëhet fjalë për një objekt me dy kate, i ndërtuar me tulla me ngjyrë të kuqe, që gjendet në një rrugicë anësore.

Teatri Ford në Uashington. Foto: G. Trpkovski
Teatri Ford në Uashington. Foto: G. Trpkovski

Kjo shtëpi është mbrojtur si një monument nacional, si rezultat të ngjarjes që ka ndodhur brenda saj dhe e njëjta rreptësishtë ruhet me pamjen e saj origjinale.

Midis shembujve të shumtë mund të gjendet edhe shtëpia modeste e punuar me gurë, në të cilën ka lindur Leonadro da Vinçi, në qytezën italiane Vinçi. As kjo shtëpi nuk do të tërhiqte vëmendjen e vizitorëve nëse do të niseshim nga pamja e saj, duke ditur që gjendet midis shumë objekteve të tjera në Toskana.

Teksti është përgatitur si pjesë e Projektit për gazetari hulumtuese dhe bashkëpunim mes mediave dhe sektorit qytetar.
-Progam i USAID-it për forcimin e mediave të pavarura në Maqedoni. – Këtë projekt e implementon BIRN Maqedoni, në bashkëpunim me Qendrën për komunikime qytetareQendrën për gazetari hulumtuese “SCOOP Maqedoni“ emisionin hulumtues “Kod” dhe gazeta ditore “Koha”.

Lajme të ngjashme

Back to top button