Serbët dhe shqiptarët rrihen në Novi Sad

Dy grupe të rinjsh janë rrahur mes vete natën e kaluar, në kryeqytetin e Vojvodinës Novi Sad, para një objekti, me emrin “Baroko”, njoftoi gazeta e Beogradit Blic.

Mediumi serb nuk jep të dhëna për përkatësinë kombëtare të pjesëmarrësve në rrahje, por nga emrat e del se ata kanë qenë shqiptarë e serbë.

Sipas kësaj gazete, njëri grup ka qenë i përbërë nga Tezgan Demaçi (21), Arian Alijaj (21), Sedat Krasniqi (21) dhe Ladimet Krasniqi (19), ndërsa tjetri nga Sava Zhivanov (29), Darko Knezheviq (29), Marko Kovaçeviq (29), Dejan Novakoviq (31) dhe Nemanja Pjetloviq (26).

Lëndime të rënda ka marrë një pjesëtar i grupit serb, ka dorë të thyer, e pjesëmarrësit tjerë në rrahje kanë marrë lëndime të lehta. Rrahja ka ndodhur rreth orës 2.50.
Novi Sadi është i njohur si vend ku shumë herë në të kaluarën janë sulmuar shqiptarët dhe janë djegur objektet e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button