Rama: Operacioni kundër vjedhjes së energjisë nuk ndalet

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar për t’i dhënë përgjigjje disa prej ankesave të biznesit, por edhe akuzave të opozitës mbi paketën e re fiskale.

Duke folur për tre taksat që rriten, atë të cigareve, karburanteve dhe tatimin mbi të ardhurat dytësore, zoti Rama tha se paketa është tërësisht në linjë me politikën e shpallur nga qeveria.

“Qoftë tek e para, qoftë tek e dyta dhe e treta nuk jemi duke prekur as mësuesit, as infermieret dhe askënd nga e gjithë ajo masë e 97 për qind e shqiptarëve që përfituan nga kalimi nga taksa e sheshtë tek taksimi i ndershëm, ndërkohë biznesit i kemi thënë që do t’ua rrisim dhe nuk ju kemi gënjyer. Kur kemi thënë taksim të ndershëm, kemi thënë që do t’ua rrisim”, tha Rama.

Përtej kësaj kreu i qeverisë ka dashur t’i kujtojë sipërmarrësve edhe një tjetër fakt, i cili sipas tij kushtëzon politikën e taksave dhe atë të buxhetit.

“Sipërmarrja e para nuk duhet të harrojë që kjo qeveri është e para që respekton detyrimet ndaj sipërmarrjes. 720 mln dollarë që i gjetëm përpara si plaçkë të lënë në derë, nuk thamë ç’ne në derën tonë, por e morëm si detyrim tonin dhe do i paguajmë një për një 720 mln dollarë sipërmarrjes dhe vetëm kjo duhet ta bëjë sipërmarrjen të vetëdijshme se kjo qeveri po bën maksimumin”, shtoi Kryeministri.

Rama tha se qeveria ka krijuar një marrëdhënie të re me sipërmarrjen dhe këtë e ka ilustruar duke marrë si shembull rimbursimin e TVSH-së.

“Këtu duhet të na e jepni ne këtë benefit që rimbursimin e TVSH-së e keni siç nuk e keni parë në ëndrrën tuaj më të bukur për 20 vjet rresht. Ky është një nga vlerësimet që bën edhe misioni i FMN-së. Kolegë tuaj mund të japin dëshmi plot se si e kanë marrë TVSH dhe e kanë ndarë me ata të TVSH-së, filluat 90 me 10 pastaj në fund kaluat në 50-50”, shtoi Rama.

Në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar kreu i qeverisjë është ndalur gjatë edhe në aksionin mbi energjinë duke e konsideruar atë me rëndësi kombëtare për vendosjen e shtetit ligjor. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button