Fabregas i kundërpërgjigjet Ramosit

Cesc Fabregas është i mërzitur për atë çfarë ka thënë Sergio Ramos, i cili akuzoi jodrejtpërdrejtë dy lojtarët e Chelseat, Cesc Fabregasin dhe Diego Costan për mos-angazhim me kombëtaren.

”Po, u ndjeva i ofenduar dhe i kam thënë Ramosit se si ndjehem. Përfundimisht folëm në telefon dhe gjithçka është në rregull.”

”Me të vërtetë kjo më mërziti mua sepse u dyshua niveli im i angazhimit.”

”Unë kam luajtur shumë herë dhe kam qenë i përfshirë në skuadër edhe pa luajtur. Unë kam luajtur 94 ndeshje për Spanjën gjatë nëntë viteve të fundit.”

”Unë kisha probleme me këmbën e majtë. Po të kisha luajtur do pësoja një lëndim jo të ndryshëm me atë të Modric,” potencoi Fabregas./veqsport

 

Lajme të ngjashme

Back to top button