fbpx

As Thaçi nuk e di kush do jetë kryeministri i ri

Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes PDK-së dhe LDK-së, fillimisht u tha se kryeministër do të jetë Isa Mustafa.

Mirëpo, as nga Mustafa dhe as nga Thaçi nuk ka patur një deklaratë se kush do të jetë kryeministëri i ri i vendit.

“Ne mbrëmë kemi pasur një takim të shkëlqyer në mes të PDK-së dhe LDK-së. Kanë vazhduar takimet e grupeve punuese për çështje të implementimit të marrëveshjes, gjithashtu edhe të grupeve punuese sa i përket harmonizimit të programit qeverisës të ardhshëm katërvjeçar në mes të LDK-së, PDK-së dhe të komuniteteve që do të bashkëngjiten”, tha Thaçi.

Një gjë të tillë Hashim Thaçi ka disa ditë që e thekson, pa vënë në dukje se kush do ta mbajë postin e kreut të qeverisë së ardhshme./albeu

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close