fbpx

Rrokulliset vetura e policisë, katër policë të plagosur

Një makinë Jeep e policisë kufitare të Maqedonisë është aksidentuar mbrëmë në autostradën Gostivar – Tetovë, me ç`rast katër pjesëtarë të policisë kufitare janë lënduar.

Sipas njoftimit të MPB-së, policët në këtë aksident kanë marrë vetëm lëndime të lehta dhe se asnjëri prej tyre nuk ka probleme serioze.

Siç mësohet, mjeti transportues është rrokullisur pas ndalimit të shpejtë, për të evituar aksidentimin e një kalimtari.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close