“Marca”: Bale nënshkroi kontratë 6 vjeçare me Realin

Andre Villas-Boas edhe një herë ka qartësuar se Gareth Bale nuk po ikën askund, por gazeta spanjolle Marca ka zbuluar se marrëveshja në mes të Real Madridit dhe yllit Uellsian është kryer.

Kjo gazetë bënë të ditur se Reali ka arritur një marrëveshje gjashtë vjeçare, me një pagë vjetore prej 8.5 milion funta për lojtarin, dhe gjithashtu bënë të ditur se Bale u ka treguar edhe shefave të klubit se ai po ikën në Bernabeu.

Në konferencën për shtyp në Hong Kong këtë mëngjes, për veç mohimit të largimit të Bale nga Tottenhami, ai ka konfirmuar edhe interesimin e klubit për sulmuesin e Valencias, Roberto Soldado.

Ai gjithashtu e vlerësoi lartë blerjen më të re të Hotspurs, belgun Naser Chadli, dhe foli edhe për turneun parapërgatitor të Azisë, ku dha vlerësime të larta për klubin e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button