Mirditë, konflikt për pronën, plagos fqinjin me sharrë

Konflikti mes dy familjeve për një copë tokë për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi. Pas përleshjes me mjete të forta kanë mbetur të plagosur tre persona, dy prej të cilëve babë dhe bir.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Lezhës, bënë me dije se ngjarja ndodhi pasditen e djeshme, në fshatin Domgjon të rrethit të Mirditës.

Mësohet se në sherr e sipër, Pashk Bajraktari ka prerë me motosharrë në qafë
fqinjin e tij, Pashk Përndoca, si dhe ka plagosur lehtë djalin e këtij të fundit, Ndue Përndoca. Gjithashtu, në këtë ngjarje ka mbetur i plagosur dhe Bajraktari.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar Policia, e cila pas kryerjes së hetimeve paraprake ka arrestuar 48-vjeçarin Bajraktari, i cili akuzohet për plagosje të rëndë me dashje”. Ndërsa, është ndaluar Ndue Përndoca, i cili akuzohet po për plagosje./AlbanianScreen

Lajme të ngjashme

Back to top button