Çfarë po ndodh mes Jolie & Pitt?

Mesa duket çifti i famshëm po has probleme në marrëdhënien e tij pasi është parë në një zënkë serioze në një hotel në Sydney, Australi.

Sipas burimve të revistës “In Touch”, aktorja 39-vjeçare është parë të tymosë një cigare dhe pothuajse e përlotur pas debatit me bashkëshortin e saj.

Të sapomartuarit janë parë në ballkonin e hotelit në të cilin po qëndronin në Australi, ku shiheshin qartë që ishin në mes të një debati të fortë për shkak të xhesteve të tyre.

“Ata debatonin me njëri-tjetrin dhe xhestet e tyre tregonin se ishin në inat e sipër. Angie madje ishte gati të shpërthente në lot.”- ka thënë burimi i revistës australiane.

Lajme të ngjashme

Back to top button