Gazetarja e CNN goditet me gurë në kokë gjatë transmetimit direkt (VIDEO)

Gazetarja e “CNN”, Sara Sidner është goditur me gurë në transmetim të drejtpërdrejtë mbi ngjarjet e dhunshme në Ferguson të Shteteve të Bashkuara.

Reporterja Sidner, u godit në kokë me një gurë gjatë raportimit të trazirave në Ferguson, te cilat shpërthyen pas vendimit të gjykatës së St. Louis, se nuk kishte asnjë shkak të mundshëm për të ngarkuar oficerin Darren Wilson me ndonjë krim për vrasjen e 18-vjeçarit Michael Brown.

Për fat të mirë, rasti shpëtoi vetëm me disa lëndime të lehta të gazetares dhe pasi u rrëzua për pak kohë, Sidner arriti të ngrihet sërish./albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button