“Gerrard nuk është ai i vjetri”, thotë Rodgers

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers, ka dalë në mbrojtje të kapitenit Steven Gerrard, i cili është kritikuar për paraqitjet jo të mira së fundi.
“Unë e vlerësoj Steven në bazë të meritës. Mendoj se qendra e vëmendjes nën të cilën ai ka qenë është e jashtëzakonshme. Çdo gjë për ne bazohet rreth të qenit ekip”.
“Nëse njerëzit presim Steven Gerrard të jetë lojtari që ishte 10 vite më parë, fatkeqësisht ky nuk është rast. Ai po adaptohet në pozicionin për të cilin unë mendoj se ai mund të kontribuojë më shumë ekipit, por një lojtar që shënonte 15 gola në sezon dhe krijonte 13 ose 14 asistime… ai nuk është lojtar i tillë më”.
“Është e padrejtë që ai të vlerësohet në atë nivel. Ai ishte lojtar i mahnitshëm dhe unë mund me plot siguri të them se ai është lojtari më i mirë me të cilin kam punuar sa i takon mentalitetit të futbollit dhe lojalitetit që ka treguar për klubin e tij”.
“Nuk merrem shumë me aspektin sentimental. Nuk ka asgjë sentimentale në vendimin tij për ta zgjedhur Steven Gerrard”, ka thënë Rodgers.

Lajme të ngjashme

Back to top button