Vardari në mision të pamundur ndaj Steauas

Sot në Shkup luhet ndeshja e kthimit eliminatore për Ligën e Kampionëve mes Vardarit dhe Steauas. Kampionët e Maqedonisë në këtë ndeshje do të kërkojnë të bëjnë mrekullinë dhe të përmbysin tre gola disavantazh nga takimi i parë. 

Nga kampi i klubit të futbollit, Vardari para ndeshjes me Steauan, kanë paralajmëruar se për dallim nga Bukureshti, sonte do të  dëshmojnë se dinë të luajnë futboll. Në asnjë moment nuk thuhet se “kuq e zinjtë” mund të bëjnë mrekulli dhe të anulojnë tre gola disavantazh nga ndeshja e parë. Deri më tani asnjë skuadër nga Maqedonia, nuk ka arritur që të anulojë një disavantazh prej tre golave diferencë.  Ndeshja Vardari – Steaua, do të luhet me fillim në orën 20:45 minuta. 

Gjithashtu ndeshje interesante pritet të zhvillohet edhe në Korçë, kur Skënderbeu do të luajë ndaj skuadrës nga Azerbajxhani, Neftçi. Ndeshja e parë e luajtur në Baku ka përfunduar pa gola 0:0. Në këtë ndeshje presim të shohim dhe sulmuesin shkupjan Muzafer Ejupi, i cili këtë verë nënshkroi kontratë me korçarët. Skënderbeu – Neftçi luhet me fillim në ora 20:00. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button