Komunat pa marrëveshje për deponitë rajonale

Komunat nuk mund të merren vesh për pikat rajonale të grumbullimit të mbeturinave, dhe kjo është arsyeja pse në Maqedoni nuk fitohet energji nga mbeturinat. Ky është qëndrimi i ekologëve nga “Go Green” të cilët thonë se për të pakësuar mbeturinat nuk mjafton vetëm seleksionimi dhe riciklimi.

 “Çdo kryetar komune bën matematikën e vet për komunën e vet dhe në bisedimet e këtij procesi mendoj se këtu ka gjëra që në njëfarë mënyre ngecin dhe nuk mund të vazhdohet procesi i tillë”, tha Antonio Jovanovski, Go Green.

Fakti që komunat nuk mund të arrijnë marrëveshje me njëra tjetrën, ndihet më së shumti tek banorët e Tetovës, Gostivarit dhe Shkupit, ku pikat e grumbullimit të mbeturinave janë vetëm komunale dhe për shkak të kësaj nuk mund t’i përmbushin nevojat e industrisë për sigurimin e sasisë së mjaftueshme të mbeturinave, të cilat para se të përdoren si energji, duhet të përpunohen në mënyrë shtesë. Nga ana tjetër, nga ministria e mjedisit jetësor shprehen se nuk mund të ndikojnë tek komunat për rritjen e bashkëpunimit, pasi ajo nuk ka kompetenca për një gjë të tillë.

Lajme të ngjashme

Back to top button