Jepi 500 euro dhe shko zgjidh nuse!

Si duket thjeshtë, dhe në shikim të parë asgjë nuk dallon nga fshatarët që kalojnë nëpër rrugët me baltë. Përulja e figurës së tij zhduket kur fillojmë bisedën në tavolinën e fundit në kafenenë e zbrazët të fshatit, në të cilën u takuam për të dëgjuar përvojën e tij në tregimin tonë për atë se në çfarë mënyrash lidhen martesat me vajzat nga Shqipëria. Për dallim nga hezitimi në bisedë telefonike të një dite më parë, kur u morëm vesh për takimin, biseda tani, sy më sy është me plot entuziazëm. “ Vetëm të ju them, unë nuk kërkoj para. E bëj nga dashuria, që tu ndihmoj njerëzve të martohen, të krijojnë familje. Ka shumë beqarë të cilëve u kam gjetur vajza, prej Manastirit, Prilepit, Velesit, Mariovës, Shkupit… Shkojnë i shohin nuset, nëse pëlqehen, mirë, nëse jo – shëndosh”, shpjegon derisa ishim ulur në kafenenë e fshatit..

Llogaria: 500 beqarë nga 2.000 euro…
Edhe njerëzit nga Maqedonia sjellin beqarë, thotë ai. “Do të gjejnë 5-6, do ti sjellin. Nëse pëlqejnë ndonjë vajzë, japin nga njëmijë, dymijë euro për njeriun – shkuesin, sepse ka shkuar nëpër fshatra, ka kërkuar nuse. Shkon nëpër të gjitha fshatrat, kërkon nuse, nuk është punë e lehtë ajo…”, shpjegon me ngushëllim të qartë për shkuesin. Ka dëgjuar se nëpër fshatrat e Maqedonisë ka më shumë se 500 beqarë që kërkojnë nuse. Me shpejtësi llogaritë, 500 beqarë, nga dymijë euro, në grupe nga dhjetë… për ndonjërin që nuk i paguan shërbimet, me shpejtësi llogaritë se sa do të ishte përfitimi.
“ Familjet këtu nuk kërkojnë të holla për vajzën. Ata kërkojnë djali të jetë nga familja e mirë, të mos e keqtrajtojë, të mos jetë pijanec… Nuk mund të gjejnë meshkuj këtu, kështu që kërkojnë nga Maqedonia”, thotë L., pa shpjeguar se pse nuset martohen jashtë vendit. Përsëri e pyesim se pse për vajzat kërkohen meshkuj jashtë vendit. “Disa nuk mund të përshtaten në shoqëri. Disave u kalon koha e martesës, bëhen “vajza të moshuara”. Diku, në Pukë dhe në disa vende të veriut, të gjithë meshkujt punojnë jashtë vendit, ndërsa bijat mundohen ti largojnë nga aty”, shpjegon duke i zgjedhur fjalët. Edhe pse Korça është qendra e ortodoksisë në Shqipëri, shumica e nuseve që largohen nga këtu për në Maqedoni janë myslimane. Por, beqarët maqedonas i marrin, feja nuk është problem, nuset konvertohen në kishë dhe shpejtë adoptohen”, thotë nikoqiri. AI shton se kohëve të fundit disa nga beqarët u ikin shkuesve. Disa vajza nga Korça, të cilat janë martuar në Maqedoni, i lidhin beqarët me farefisin e tyre, farefisi me farefisin e tyre, kështu që zgjerohet rrethi i këtyre shkuesve farefisnor.

Paratë në dorë para se të merret Mara 
Prej fshatit zbritëm në Korçë, ku jeton dhe duhej të kthehet në punë. Pranoi të lajmërohet tek disa shkues nga disa pjesë të Shqipërisë, kontaktet e të cilëve i siguruam. Paraqitja modeste menjëherë shndërrohet në ndërmjetësues të aftë. Para se të thërrasë numrin të cilin ia dhamë, u përkujdes që bashkëbiseduesi më të sheh numrin e tij të telefonit. “Kam shtatë nuse për martesë. Ejani kur të doni, por ta dini se unë kërkoj 500 euro në dorë. E juaja është nëse do të pëlqeni nuse, çka, si do t’ia bëni, por e ardhura kushton aq. Edhe, unë punoj me lek”, shkurt shpjegon kushtet e tij Marku, i cili kërkon nuset nëpër fshatrat e Lezhës, në pjesën Veriperëndimore të Tiranës. AI thotë se paratë i merr si garanci edhe pse nuk garanton nëse beqari mund të gjejë nuse.
Ai, si dhe nuset të cilat i gjen, janë të krishterë, ndërsa “klientët” kryesisht i ka nga Manastiri. Ai shton se familjet edhe të nuseve edhe të dhëndurëve janë shumë të kënaqur me shërbimet e tij. Ai thotë se nuk mund të tregojë gjë tjetër sepse “ia incizojnë” telefonin. Edhe Donika nga Rubiku, qyteza afër bregdetit të Shëngjinit, në veri të vendit, është hezituese gjatë bisedës telefonike. Aspak nuk dëshiron të flasë për çmimin, as edhe për detajet e procedurës së kërkimit të nuseve. Ajo është në dyshim dhe mendon se thirrja telefonike është një lloj provokimi. Me shkuesin e tretë, nga Tirana, vet e provuam fatin. “Lajmërohuni tek V. në Maqedoni. Ai do tu tregojë çdo gjë që duhet të dini para se të niseni për të kërkuar nuse”, shkurt përfundon bisedën, duke na orientuar tek personi i cili na e dha numrin e tij.

Për 40 euro futesh në “sistem” 
Para kishës kryesore “Ringjallja e Krishtit”, më e madhja prej të tetave në qytet, në hulumtimin e nuseve na u bashkëngjitën disa vajza të leckosura. Duke i njohur ardhacakët, ata kërkonin nga ndonjë lek, duke u shtyrë nëpër turmën e njerëzve duke ecur nëpër rrugët e qytetit sikurse në ditë tregu. Këtu secila ditë është ditë tregu, përgjigjet nikoqiri. Ato na përcjellin deri tek kinemaja e qytetit, ku nikoqiri ndalet ndërsa ne u liruam nga shoqërueset e vogla. Udhërrëfyesi ynë na orienton drejt lokaleve përtej rrugës. Përball nesh, tavolinat e disa kafeneve, të mbushura me mysafirë të cilët pinin kafenë nën diellin e vjeshtës. Në rendin e lokaleve gjenden të varura firmat e kafeneve, shitoreve, disa tabela të firmave…. Në njërën prej dyerve me shkronja të mëdha shkruan “Përkthime”. Por, mbi mbishkrimin, në tabelë të shkruar me shkronja të vogla shkruan: “Lidhje martesash – në vend dhe jashtë vendit”. “Së pari paguani 5000 lek (rreth 40 euro) për të filluar procedura. Kur të gjejmë nuse, do të ju paraqitemi dhe do të paguani edhe njëqind euro”, na shpjegoi pronari i zyrës, i cili na e dha ofertën më të lirë ditor. Biznesi i tij është jashtëzakonisht preciz dhe i organizuar. Në tabelë, në evidencë kompjuterike, shënon emrin dhe mbiemrin e beqarit, numrin e telefonit dhe e-mailin për kontakt. Në grafikonët e tjerë shënon moshën, vendbanimin e beqarit, shkallën e arsimit, njohjen e gjuhëve… nuk lëshon pa shënuar as edhe lartësinë dhe peshën. Para nesh, në tabelë qëndrojnë disa emra të beqarëve që tash më vetëm se kanë kontaktuar me agjencinë. Në mesin e vendbanimeve janë edhe SHBA dhe Britania e Madhe. Pronari aspak nuk është i befasuar që në qyqanin e tij futen “klientë” nga Maqedonia. Nga klientët e deritanishëm tash më di edhe disa fjalë në gjuhën maqedonase. Para kinemasë së qytetit u përshëndetëm me “udhërrëfyesin” tonë L., i cili mezi priste të kthehet në punë. Në ndarje, sërish bëhej “kaluesi i rastisshëm” i vjetër dhe modest.

Edhe kryetarët e komunave kërkojnë vajza të reja 
Disa kryetarë të komunave në Maqedoni janë të përfshirë në mënyrë aktive në kërkimin e nuseve për beqarët e bashkësive të tyre. Kryetari i Komunës së Makedonski Brodit, Milosim Vojneski, thotë se ka kontakte të vazhdueshme me Korçën, ku ka shkues për thuajse 200 beqarë të komunës së tij. Më shumë se 80 beqarë nga fshatrat e Makedonski Brodit tash më kanë nuset e tyre nga Shqipëria. Numri i madh është edhe i banorëve të komunës së Llozovës, të cilët gjithashtu kanë gjetur nuse. Sipas kryetarit të komunës Orce Cvetkovski, beqarët e komunës së tij fillimisht janë martuar përmes shkuesit në Durrës. Gjatë vitit të fundit, tani beqarët vet e kryejnë punën – kërkojnë nuse përmes farefisit dhe miqve të nuseve tani të ardhura. Në mënyrë të ngjashme janë organizuar edhe beqarët nga Manastiri, të cilët kontakt me nuset e ardhshme kërkojnë përmes shoqërimit.  (Dnevnik) 

Lajme të ngjashme

Back to top button