fbpx

Shkollat numërojnë pikat e fundit të naftës

Borxhet e vjetra vazhdojnë të kërcënojnë mbarëvajtjen e procesit mësimor në shumë shkolla të Maqedonisë. Në Kërçovë dhe Strugë, për sa është sensibilizuar opinioni, gati të gjitha shkollat janë me xhirollogari të bllokuara për shkak faturave të papaguara të rrymës elektrike, naftës, transportit si dhe shpenzimeve të ngjashme për të cilat ka nevojë mirëmbajta dhe funksionimi i një shkolle.

Temperaturat shkojnë gjithnjë e në rënie, ndërsa shkollat numërojnë pikat e fundit të naftës, shkruan Koha.

Të gjithë tanimë janë drejtuar me sy nga Qeveria dhe presin nëse të martën mbrëma do të diskutohet ose jo problemi i tyre. Javën që shkoi, propozimi i MASH-it për shlyerjen e pjesërishme të borxheve as nuk arriti të prezantohet. Nëse nuk intervenohet së shpejti, tubat e kaloriferëve të shumë shkollave do të jenë akull të ftohta pas pak ditësh.

Autoritete komunale kanë alarmuar situatën me kohë, mirëpo nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret nga MASH për të lehtësuar borxhin, që thuhet se është trashëguar gjithashtu nga administrata e kaluar komunale.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close