Beckenbauer konfirmon: Shaqiri mundë të largohet në janar

Xherdan Shaqiri mund të largohet nga Bayern Munich gjatë afati kalimtar të janarit. Këtë e ka konfirmuar udhëheqës i lartë i klubit bavarez, Franz Beckenbauer

“Shaqiri mund të largohet nga Bayern Munich gjatë afatit kalimtar të janarit. Unë dua që të kemi futbollistë që dëshirojnë të jenë këtu me ne, nëse ka të atillë që mendojnë ndryshe, është e drejtë që të shkojnë në një klub tjetër”, ka deklaruar Beckenbauer për Sky.

Ish mesfushori i Bayern Munichut është i pakënaqur me minutazhin e ofruar nga Pep Guardiola në ekip, dhe sipas gjitha gjasave do të kërkoj skuadër të re.

Interesim për Shaqirin ka shfaqur Roma, Juventusi, Napoli, Liverpool, Manchester United, Tottenham dhe disa skuadra tjera.

Lajme të ngjashme

Back to top button