Tribunë në mbështetje të grave në Çair

Shoqata e Femrës “AJO” nga Shkupi, në kuadër të aktiviteteve që zhvillohen në Komunën Çair për festat e Nëntorit organizon tribunën me temë “ Dhuna ndaj saj, dhunë ndaj jetës”.

Tribuna do të realizohet në Sallën e madhe të Komunës Çair, me datë 26.11.2014 (e mërkurë), duke filluar nga ora 14:00 dhe do të zgjatë deri në orën 16:00.

“AJO” ka përzgjedhur një temë të tillë me qëllim që të bëhet pjesë e fushatës ndërkombëtare për luftën kundër dhunës ndaj grave e cila filloi më 25 Nëntor.

Lajme të ngjashme

Back to top button