Mot i ndryshueshëm

Moti në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe me paraqitje të mjegullës nëpër disa fushëgropa. Pasdite, në pjesët perëndimore do të ketë reshje të shiut, të cilat në orët e natës do të zgjerohen edhe në zonat e tjera.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus katër deri në dy gradë, ndërsa e ditës prej gjashtë deri në 11 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe me mjegull të dobët. Në orët e mbrëmjes do të ketë kushte për reshje të dobëta të shiut. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri minus një gradë, ndërsa e ditës do të ngrihet deri shtatë gradë.

Edhe në ditët në vijim moti do të jetë kryesisht me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut, posaçërisht të enjten në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës. Valë e re e lagësht me reshje më të rrëmbyeshme të shiut pritet nga e hëna.

Lajme të ngjashme

Back to top button