Messi vazhdon të thejë rekorde

Barcelona ka realizuar fitore të lehtë në përballjen e udhëtimit kundër APOEL Nicosias.

Blaugranët triumfuan 4:0, në një ndeshje ku pamë edhe një shpërthim të Lionel Messit.

Argjentinasi realizoi het trik në këtë takim, teksa golin e parë të katalunasve e shënoi Luis Suarez.

Fitore në këtë grup shënoi edhe PSG-ja e cila mposhti 3:1 Ajaxin. Cavani (2) dhe Ibrahimovic shënuan për francezët, teksa golin e vetëm të mysafirëve e realizoi Klaassen.

PSG-ja vazhdon të prijë në renditjen e grupit me 13 pikë, një më shumë se Barcelona.

Lajme të ngjashme

Back to top button