Muzikë apo film pornografik?!

Një natë rastësish tek një faqe në Facebook has që kishin postuar një këngë me mbishkrime një super hit. Por ç`të shohi filloi klipi ku në të mungonte vetëm logoja “+18” ose “Ndalohet shikimi nën moshën 18 vjet”, vajza të zhveshura tërësisht pothuajse lakuriq, duke bërë të tilla  gjestikualcione që të lenin përshtypjet e një filmi pornografik, të them të drejtën as muzikën nuk e ndëgjova as tekstin, nga ajo çoroditje që më shkaktoi, dhe jam shumë e sigurtë se edhe shumë të tjerë që kanë parë atë videoklip ju ka ndodhur e njëjta, pasi përfundoi kënga jam kthyer edhe një herë që të shoh se kush e këndonte një këngë të tillë, dhe kur lexova titullin “Shum i smut” nga Kozmani me të vërtet më bindi që ishte shumë i sëmurë mendërisht që ka mundur të bëjë një videoklip  të tillë të çmendur i cili transmetohet edhe në oraret e mesditës.

Por ditëve të sodit nuk është vetëm Kozmani që bën të tilla videoklipe, se po të ishte vetëm ai do ja gjenim zgjidhjen, e hiqnim nga skena dhe hajt u kry,  por ka shumë e shumë të tjerë, të mos harojmë që së fundmi kemi edhe ekstremitetin ku klipi më i klikuar i Kallashit merr miliona klikime! Bravo i qoftë për arritjen që e bëri falë NESH.

Sa prej jush e dinë për mendësh si duket klipi i Kozmanit, sa prej nesh e dinë mirë si vallëzon Kallashi në “Hitin” e saj! Ju siguroj që një pjesë e mirë e jona jemi bashkëpuntorë të triumfimit të këtyre antivlerave dhe të degjenerimit.

Unë dhe të gjithë të tjerët së bashku në përgjithësi dhe secili nga ne që i klikojmë këta videoklipe në veçanti jemi bashkëpuntorë që shoqëria jonë të degjeneroj. Sepse ne e lëmë të marrë miliona një “melodi perverse”,  por e keqja nuk është  e gjitha këtu, kur nesër prindëri do të shohë vajzën e tyre të (zh)veshur çuditshëm, mos u habisni se ky pra është rezultati i ndikimit të transmetimit të këtyre materjaleve, për të cilat ne të gjithë bashkë do të duhet të jemi kritik dhe t’i kundërshtojmë!

Dhe me ra në sy një status në Facebook ku dikush kishte shkrar “Fjalën Kallash më së shumti e ndëgjojmë të përdoret sot, se sa në luftën e Kosovës”.

Pa më thoni ju a është në rregull që të shkruhet lajmi për një kërcimtare nate, a është etike?

Jo more është tërësisht TURP!!!  TURP i madh për atë se çka bëjnë sot mediumet sepse ato janë që e diktojnë vëmendjen tonë, janë ato që na e tërheqin vëmendjen me të tilla material. Nuk mund të kuptohet se ku qëndron problem i tyre?? A janë gazetarët aq të paaftë të cilët nuk mund  të merren me problemet reale në shoqëri, mbase do të na motivonin, të na mësonin gjëra të reja por mund të shkruajn për zhveshjet e fundit të një kërcimtare nate, cila do të dalë nesër më lakuriq se tjetra, kush do i bëjë tani Kim Kardashianit konkurencë !

Por fatkeqsisht është Këshilli për Radio difuyion i cili nuk funksionon dhe lënë në mes të ditës këto pornostare nëpër  video-klipet e muzikës shqiptare të zënë sytë e shikuesve. Ju mund të më thoni se po i etiketoj keq këto vajza por unë ju bindi për këtë, sepse për habi se fundmi  këngëtarët me plot krenari deklarojnë se nëpër videoklipet e tyre ka pornostare, kështu ka deklaruar edhe kengetari Seldi Qalliu në një emision.

Por ne sot kemi një problem se kemi keqkuptuar muzikën, sepse muzika ndëgjohet dhe ndjehet e jo të shikohet klipi që ti humb efektet e tekstit dhe melodisë. Por mund të them se disa këngëtarë më kanë bindur që janë aq të paaftë që nuk dinë të bëjnë melodi dhe tekste, e me qellim fusin të tilla elemente nëpër videoklipet që ti a humbin efektin këtyre dy tjerave.

Ku humbi vallë muzika e dikurshme që këndohej, përse vallë vetë jemi duke shkatëruar shoqerinë tonë, jemi duke e mbytur me duart tona, se ne jemi ata qe i klikojmë e ju japim si dhuratë klikimet e më pastaj famën. Vallë deri kur do vazhdojë kështu apo do të bëhet akoma më keq, por fatkeqsisht për ju o këngëtarë , që dhe nuk mund tju quaj të tillë, nuk mund të bëhet më keq se kaq!.

Lajme të ngjashme

Back to top button