Indusi pohon se ka 141 vjet

Feroz-un-Din Mir nga Kashmiri pohon se ka 141 vjet dhe se posedon një certifikatë, e cila dëshmon se ka lindur më 10 mars të vitit 1872.

Zyrtarisht, njeriu më i moshuar konsiderohet japonezja Misao Okawa, e cila ka 115 vjet, ndërkaq rekordin botëror si personi që ka jetuar më gjatë në histori e mban francezja Jeanne Calment, e cila ka ndërruar jetë në moshë 122 vjeçare (në vitin 1997).

Përgjegjësit për librin e rekordeve Guinnes janë duke kontrolluar vërtetësinë e pohimit të Mir dhe në rast se konfirmohet mosha e tij, ai do t’i thyejë të gjitha rekordet paraprake.

Ai është i martuar me një 80-vjeçare, ndërsa thotë se deri më tash i kanë vdekur katër gra.

Lajme të ngjashme

Back to top button