fbpx

Pse nuk e pyesin Gruevskin?

Në qoftë se me të vërtetë bëhet fjalë vetëm për ide për të cilën duhet të diskutohet së shpejti, atëherë prej ku i ka kryemnistri informatat për modalitetet praktike të realizimit të kësaj ideje. Në fakt, prej ku e di ai se si do të realizohet dhënia e provimit, sa herë dhe me çfarë rezultati?

 

Mirjana Najçevska
Shkruan: prof. dr Mirjana Najçevska, eksperte për të drejtat e njerut

Gazetarët kanë të drejtë dhe duhet të pyesin. Kanë të drejtë dhe duhet të analizojnë. Kanë të drejtë dhe duhet të nxjerrin konkluzione.

“Kur gazetarët nuk pyesin gënjeshtra shumë lehtë bëhet e vërtetë”, kurse gazetarët bëhen shpërndarës së të asaj të pavërtete.

Kjo veçanërisht vlen për deklaratat e funksionarëve më të lartë të qeverisë, edhe më shumë për deklaratat e kryeministrit të shtetit. Gjegjësisht, për këto deklarata nuk mund vetëm që të informohet dhe që t’ju lehet qytetarëve të marrin qëndrimin e vetë për atë. Këto deklarata përfaqësojnë përmbledhjen dhe shfaqjen e një politike për marrëdhënien e atyre që janë në pushtet me parimet themelore të komunitetit dhe të sistemit të vlerave që është i bazuar në shtetin demokratik.

Për më tepër, deklaratat e Kryeministrit transmetohen nga të gjitha mediumet. Qytetarët presin që mediumet të përcjellin deklaratën e zyrtarit, i cili sipas juridiksionit të tij ka ndikimin më të madh në vendimmarrje në të gjithë shtetit dhe vetëm në situata ekstreme mediat nuk do të përcjellin deklaratën e Kryeministrit. Kjo do të thotë se kryeministri ka qasje në çdo medium dhe deklaratat e tij arrijë tek një numër i madh i qytetarëve. Duhet të ketë një kundërpeshë për këtë mundësi të gjerë për të komunikuar idetë e tyre me qytetarët. Pikërisht këtu është vendosur përgjegjësia e gazetarëve që të pyesin, të analizojnë, ti presin, ti venë nën mikroskop të gjitha deklaratat e kryeministrit. Dhe të nxjerrin përfundime. Të ofrojnë interpretime dhe të parashohin pasojat e mundshme.

 

TESTIMI EKSTERN PA DISKUTIM PUBLIK

Në kundërshtim me këtë, mediumet shpërndarë deklaratën e kryeministrit në lidhje me testimin ekstern, pa analizuar dhe pa pasur nevojë për të vënë në sistemin e vlerave të një shoqërie demokratike.

Mediumet e vetme të cilat ofruan analizë të deklaratës së kryeministrit ishin çfarë mund të nxjerrim nga deklarata e kryeministrit , të cilët e transmetuan mediumet në Republikën e Maqedonisë  (Dnevnik, Nova TV, Telma, TVM, …)

Mendimet që Qeveria i ndau me publikun në drejtim të përmirësimit të njohurive dhe cilësisë së arsimit të lartë janë të motivuara që të ndihmojnë studentët, të ritë të marrin diploma me dije çka do t’ju ndihmojë më tej jetë.

Ideja e testimit ekstern nuk është ofruar për diskutim publik dhe as tek studentët, dhe as te publiku akademik. Nëse kihet parasysh se një nga shtyllat e shtetit demokratik është participimi i qytetarëve në proceset e vendimmarrjes, detyra e mediumeve është që të parashtrojnë pyetjen: pse ideja për testimin ekstern nuk është vënë në diskutim publik? Çfarë do të ndodhte nëse studentët nuk dilnin rrugë të tregonin qëndrimin e tyre? Dhe,  si, ka ndodhur kjo  që universitetet të mos kenë idenë se për çfarë bëhet fjalë?

Ai mendon se qëllimet janë të mira, por thotë se ato nuk do të zbatohen përderisa nuk bëhet një debat i gjerë në të cilën do të përfshihen studentët. – Ata tash më janë të përfshirë, për arsye se Ministria e arsimit ka organizuar ngjarje të tilla, me studentët dhe profesorët. Do të përfshihen të gjithë faktorët dhe nga ky aspekt do të dëgjohet secili mendim dhe me kujdes do të analizohet.

Për arsye se ideja për testimin ekstern nuk është vënë në diskutim publik edhe  rektori i Universitetit të Shkupit deklaron se nuk marrë informatë mbi bazë të cilës mund të diskutohet, shtrohet pyetja cilat janë ato ngjarje në të cilat studentët dhe profesorët kanë pasur mundësi që të njihen me idenë dhe ta thonë mendimin e tyre.

Kjo ende më shumë mund të problematizohet nëse merren parasysh deklaratat e ministrit të arsimit sipas të cilit:

Së shpejti do të prezantohet propozimi përfundimtar për testimin ekstern të studentëve.

Deklarata e Kryeministrit mund të vihet edhe në kontekst të  deklaratave të dhëna nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, sipas të cilave:

Koncepti “Provimi shtetëror” është në fazën finale dhe do të fillohet të realizohet nga viti 2017.

Në deklaratën e Kryeministrit më tej thuhet se:

Nuk është e saktë, si që u paraqitën në disa mediume spekulime, se nuk do të shihet mundësia për mundësinë për hyrje disa herë në provimin shtetëror në vitin e dytë, tha Gruevski, duke sqaruar se do të ketë mundësi që studentët të hyjnë në provim disa herë derisa ta kalojë provimin.

Në qoftë se me të vërtetë bëhet fjalë vetëm për ide për të cilën duhet të diskutohet së shpejti, atëherë prej ku i ka kryeministri informatat për modalitetet praktike të realizimit të kësaj ideje. Në fakt, prej ku e di ai se si do të realizohet dhënia e provimit, sa herë dhe me çfarë rezultati?

Qëllimi i ynë, thotë, është nëse dikush ka ardhur deri te nota kaluese pa njohuri ta detyrojmë të mësojë. – Ky  është qëllimi i vetëm

Kjo pjesë e deklaratës është tregues se ideja për testim ekstern paraqet shkelje direkte në autonominë e universitetit. Në momentin kur shteti krijon sistem të jashtëm për vlerësim me të cilin mund ti anulojë notat, të cilat kanë dalë nga sistemi i notimit nga vetë universiteti, kjo hyjnë autonominë e Universitetit të garantuar me kushtetutë.

AUTONOMIA UNIVERSITAREËSHTËE PAREVOKUESHME

Sipas Ligjit për arsim të lartë, “autonomia e universitetit përfshinë lirinë akademike, autonominë e menaxhimit dhe autonominë e integritetit”. Në lirinë akademike hyjnë edhe “kontrollimi i njohurive të studentëve”. Mediumet nuk e kenë problematizuar këtë pjesë të deklaratës së kryeministrit, i cili qartë është e kundërta me ligjin dhe Kushtetutën.

Gjegjësisht, pikërisht prekja e autonomisë së universitetit duhet të paraqes lajt-motivin për informim nga mediumet.Vendosja vlerësimit administrativ korrigjuese të njohurive akademike dhe mundësia që njohuritë e studentëve të kontrollohen në mënyrë të përsëritur nga ana e shtetit, nga një strukturë jo akademike, është një tregues i qartë i qëllimit të qeverisë që të  kontrollojë gjithë komunitetin akademik dhe për të parandaluar lirinë e mendimit shkencor. Në këtë mënyrë shteti krijon një murrë të fortë kundër çfarë do kontrolloi të veprimit të saj, çfarë do qoftë mohimi të aktiviteteve të saj, dhe çdo pyetje që do të çonte në thirrjen e llogaridhënies ndaj qytetarëve.

Megjithatë, edhe në një situatë kur në mënyrë të përsëritur është sinjalizuar për shkeljen e autonomisë universitare (mediumet tashmë kishin shkruar për të në vitin 2006, 2010, 2014), edhe pas reagimit të studentëve se dhe në vetë promovimin e idesë së testimit ekstern bëhet fjalë për shkelje të autonomisë universitare, mediumet nuk ofrojnë analizat e tyre, dhe as nuk kanë ngritur çështjen drejtpërdrejt tek Kryeministri për deklaratën e tij të mëparshme.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close