fbpx

60 të vrarë nga sulmet ajrore në Siri

Aktivistët thonë se të paktën 60 persona u vranë, kur avionët luftarakë sirianë kryen një seri sulmesh ndaj qytetit Raqqa, të cilin Shteti Islamik e ka deklaruar kryeqytetin e vet.

Grupi me bazë në Britani, Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, tha se sulmet sotme goditën një zonë industriale dhe një treg pranë muzeut të qytetit.

Grupi tha se të paktën 36 nga personat e vrarë ishin civilë. Më tepër se 12 të tjerë u plagosën në këtë sulm.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close