Si te joshim nje mashkull?

Nëse ekziston ndonjë femër, e cila di se si ta josh një mashkull të fuqishëm atëhere padyshim ajo është znj. Christine Keeler. Ajo thotë:
“Kurrë nuk kam pasur lidhje dashurie, nëse më parë nuk më është lutur mashkulli për t’u kthyer në shtratin tim.

Nuk është kush e di se çfarë, s’ka ndodhur kushedi se çfarë, por vet rruga deri në kufi, është ajo që llogaritet. Ështe shumë me rëndësi nxitja e gjahut dhe deri në joshje. Ajo nxitje duhet të jetë e përkryer.”

Disa këshilla për femra nga Christine Keeler, femër kjo e fuqishme, që gati e rrëzoi qeverinë e Anglisë, në skandalet me politikanët dhe diplomatët!

• Bëhu nënqeshëse – Duhet të rrezatoni liri dhe braktisje – duhet të ekzistoj argëtim, momente relaksuese për ti dhënë rast që ai të jepet pas jush. Jeta e tij në shtëpi dhe në zyre është biznes serioz. Sidoqoftë, duhet të sillni në mënyre të drejtë balancin e personalitetit. Armët nga bombonet nuk kanë kohëzgjatje të madhe!

• Bëhu femër e fortë – Meshkujt duan që edhe goja e tyre të goditet. Ata duan që ju të jeni me vlerë ashtu që ai të mund të vendos bazamentin e tij, prandaj ajo që ju duhet është të fitoni titullin e femrës së fortë. Kjo e vërteton triumfin e tij edhe me shumë.

• Mbaje kontrollin – Në joshje të përkryer, ti gjithmonë e kontrollon situatën, por lere që mashkulli të mendoj se ai është duke udhëhequr. Ajo që mashkullin e ze, nuk është se çfarë ti bënë për të, por ajo se çfarë ai mendon që ti mund të bësh. Ushqimi i imagjinatës së tij duhet të jetë zgjedhje e afrodizijaku i secilës femër.

• Bëhu sugjestive – Kur hani darkë në restorant, ulu afër tij, dhe asnjëherë përballë tij. Atëherë, gjuri yt mund të prek gjurin e tij, dora jote mund të godas lehtë kofshën e tij dhe ju mundeni që në mënyrë tërheqëse të pëshpëritni në veshin e tij. Dhe gjithashtu, ai nuk do t’ju shoh që jeni mërzitur, nëse ju flet për strategjitë afatgjata të biznesit. Në esencë, meshkujt kanë një interes primar – veten. Ata nuk duan të dijnë nëse ju keni pasur ditë të keqe në zyre.

• Bëhu e guximshme – Finesa është me rëndësi. Ndonjëherë, epshet, madje edhe të meshkujve më të fuqishem, duhet të tunden. Fustanet e shkurtëra (mini) dhe buzëkuqi me ngjyrë të kuqe, rikujtojnë ngazëllim por dhe rrezik. Meshkujt ngazëllehen nëse mendojnë se ata rrezikojnë diçka.

• Veshu bukur – Nuk ka nxitje më e madhe për mashkullin se sa femra e veshur bukur, pa gabime, duke e habitur me take të larta, gjithmonë më shumë “Gucci” se “Gap”. Ndërresat e brendshme të “Janet Reger”-it, që reflektojnë feminitetin e vërtetë dhe fortësinë për të hyrë në betejën e gjinive.

• Të jesh aromatike – Gjithmonë duhet të vini era që të bën të jesh e dëshiruar. Parfumi “Chanel No5” e bënë atë për ju. Mua gjithashtu më pëlqen “Caron’s Bain de Champagne” të cilën mongoli amerikan William Radolpf Hearst e ka krijuar për dashnoren e tij, Marion Davies, ashtu që ajo të pëkujton në flluska të shampanjës – çfarë edhe është e duhur, nëse porositni fruta deti. Me siguri ekziston ndonjë arsye shkencore për atë, sepse ai kombinim i bënë meshkujt të pafrenueshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button