Puçrrat në fytyrë, 11 këshilla të përditshme nga mjekët

Aknet janë sëmundje  e lëkurës .Në estetikë ky fenomen quhet “lulëzim”. Trajtat e akneve ndryshojnë dhe variojnë nga karakteristikat dhe përmasat. Ato mund të shfaqen në moshën puberale, por nuk janë të pakta rastet e shfaqjes së tyre edhe në moshat adulte, herë-herë edhe tek gratë në fillim të menopauzës. Kjo dermatozë mund të shfaqet vetë, krejt papritur dhe po kështu mund të zhduket. Terapitë korrektuese të akneve ndihmojnë zonën problematike për të eliminuar aknet e dukshme dhe për të parandaluar aknet e reja. Gjithashtu ndihmon në rigjenerimin e lëkurës, pasi në disa raste rrezikon të mbetet me shenja të thella. Veç shenjave, ky komplikim provokon edhe shqetësime psikologjike, sepse në mënyrë të veçantë shfaqet në lëkurën e fytyrës dhe kjo parehati të krijon stimulim. Këto pasoja e bëjnë të domosdoshme ndërhyrjen.

Shkaqet kryesorë janë faktorët genetikë, faktorët psikologjikë (situatat e stresit emotiv), vështirësitë në tretje, përdorimi i kozmetikës së papërshtatshme, fluksi hormonal, ushqyerja e keqe yndyrnat, salcat pikante, dieta e varfër në perime.

Etapat

Faza fillestare: Karakterizohet nga pikat e zeza (komendonët), të cilat shërbejnë si tapa që bllokojnë daljen jashtë të sekrecioneve. Rezultati është një reliev i cili i detyrohet këtij sekrecioni, që nuk mund të shkarkohet dhe grumbullohet duke shkaktuar aknet. Ky është efekt i hiperprodhimit të qelbit nën fluksin hormonal.

Faza e dytë: Krijohet inflamacion lokal i përbërë nga koloni bakteriesh.

Faza e tretë: Quhet Nodulicistet. Këtu krijohen pikërisht nodule që janë shumë më të vështira se puçrat dhe për më tepër lenë shenja të paevitueshme në lëkurë. Në moshën adulte mund të shfaqen aknet e përskuqura veçanërisht tek konsumatorët e duhanit.

Kur formohen

Gjatë adoleshencës fluksi i hormoneve arrin deri në, superprodhim dhe në rastet më të shpeshta mosbalancimi i tyre është njëri nga shkaqet. Zonat yndyrore akumulohen në folikul (shtrati i qimes). Yndyra krijon një substancë që quhet Sebo i cili shtohet në lëkurën e fytyrës duke dalë nga folikuli në sipërfaqe të lëkurës. Në zonën e folikulës ku ndodhet qelbi zhvillohen bakterie, të cilat çlirojnë kimikate që stimulojnë inflamim dhe hapjen e folikulës. Qelbi dhe bakteriet shkaktojnë skuqjen e lëkurës. është e domosdoshme të egzaminohen. Nuk duhet pritur të zhduken vetë, sepse lenë shenja të dukshme në lëkurë. Meshkujt me këtë problem duhet të bëjnë kujdes në përzgjedhjen e aksesorëve të rrojes dhe produkteve në mënyrë që ato të jenë sa më të përshtatshme dhe cilësore. Makinat e rrojes duhen përdorur me delikatesë. Terapitë me antibiotikë si tetraciklina, eritromicina etj. këshillohen për raste të rënda, sidomos kur shpërndarja e tyre përfshin veç fytyrës, shpinën dhe kraharorin. Antibiotikët oralë reduktojnë bakteriet në folikul dhe ulin skuqjet, por gjatë këtyre terapive shumë femra rrezikohen nga infeksionet vaginale. Në këtë rast ndërpritet kura. Ekspozimet në diell mund t’i maskojnë aknet, por përfitimet janë të përkohëshme. Mania e “pjekjes në diell” është me pasoja.

Keshilla

1.Mos ndërhyni me duar në puçra ose pika të zeza, sepse janë shenja inflamacioni. Shtypja është e rrezikshme nëse ndërhyrja bëhet në mënyrë të gabuar. Kjo lloj traume nuk bën tjetër veçse përkeqëson gjendjen e lëkurës.
2.Trajtoni fytyrën me produkte cilësore me përbërës organikë si: kamomil, kamfor, kalendula etj
3.Lani duart përpara aplikimit.
4.Zgjidhni kozmetikë profesionale.
5.Evitoni Fast-Food-et dhe ushqimet e skuqura, janë armiq të betuar të lëkurës.
6.Përdorni fruta e ushqime të freskëta.
7.Merrni vitamina A, C, E.
8.Mos përdorni sapunë kundër yndyrës. Në këto raste gjëndrat reagojnë duke prodhuar yndyrë në sasi.
9.Përdorni drithëra, vaj ulliri, kos, fruta, perime, prodhime deti
10.Pini shumë ujë (pa gaz). është mënyra më e mirë për të hidratuar lëkurën.
11.Kujdes nga flokët e gjatë. Në kushtet e një higjene të keqe ato mund të jenë bartës bakteriesh dhe në kontakt me lëkurën keqësojnë gjendjen e saj duke stimuluar infeksionet.

Pas moshës 12 vjeç nisin shqetësimet

Sipas specialistëve, 12 vjecc është zakonisht mosha në të cilën nisin të shfaqen aknet e para. Në të gjitha rastet ato duhet të kontrollohen nga mjekë estetistë, për të kuptuar nëse lëkura është problematike apo nëse këto puccra janë të moshës. Rekomandohet që 3 vitamina nuk duhet të mungojnë asnjëherë në dietën e përditshme të ccdo njeriu, e mbi të gjitha tek të gjitha femrat apo meshkujt që kanë probleme me puccrat në fytyrë. Bëhet fjalë për vitaminat A, E dhe C. Po tri është edhe numri I bimëve që duhet të përdoren rregullisht nga të gjithë personat që kanë probleme me puccrat në fytyrë, kamomilin, kalendula dhe kamfor.

Pastrimi I fytyrës në disa seanca

është e rëndësishme të personalizohet trajtimi i cili kalon përmes disa seancave. Këto seanca përcaktohen që në takimin e parë me klienten. Terapinë në Institut e merr përsipër plotësisht specialisti-estet, ndërsa terapinë e pavarur në shtëpi, vetë klienti. është e rëndësishme të dihet se terapia e pavarur nxit efektin e terapisë në Institut, kështu është konceptuar. Kjo terapi është e vendosur në një sistem seti dhe quhet Terapi Korrektuese. Në fillim të terapisë mund të operohet me seanca sulmi e më pas periodikisht në rend të përjavshëm. Në rastet kritike aplikohen deri në 10 seanca.

Gratë shtatzana, si të veprojnë

Lëkura nuk ndriçon më si më parë, por efekti mat i jep shkëlqim natyral. Pas terapisë mbeten gjurmë të lehta në lëkurë, të cilat ndihmohen nga një krem i posaçëm riparues dhe balancues njëkohësisht. Kësaj terapie nuk mund t’i nënshtrohemi në çdo stinë të vitit. Gratë shtatzana përjashtohen nga terapia. Gjatë terapisë nuk mund të marrim seanca solari apo të përdorim produkte të çfarëdoshme. Sipas instruksioneve të gjitha produktet që I vihen fytyrës duhet të penetrojnë në thellësi të lëkurës, në sajë të përbërjes së tyre organike. Ato balancojnë superprodhimin e yndyrës dhe qetësojnë aknet.

70 % e personave me akne, nuk kurohen

Aknet: një shqetësim që prek më shumë se sa 5 për qind të të rinjëve ndërmjet moshës 14 dhe 19 vjeçare të të dy sekseve. Por ky është një problem që mund të paraqitet dhe në moshën e rritur dhe pse me një frekuencë më të vogël (rreth 10 për qind e grave nga mosha 30 deri në 35 vjeç). Mund të ndodhë gjatë një periudhe stresi psikofizik. Por jo vetëm kaq: puçrrat janë rezultat i një çekuilibrimi të fortë hormonal që është tipik për disa faza të jetës femërore siç është puberteti, shtatzania dhe menopauza. Shumë shpesh egziston tendenca për ta nënvleftësuar këtë problem. Në të vërtetë një kërkim i studiuesve amerikanë thonë se 70 për qind e personave nuk marrin asnjë lloj kure.

Lajme të ngjashme

Back to top button