Gruevski në Moskë nënshkroi marrëveshje për gazin

Si që pat paralajmëruar, kryeministri Nikolla Gruevski sot në Moskë me Federatën ruse firmosi marrëveshjen për kyçjen dhe ndërtimin e gazsjellësit “Rrjedha e Jugut”. Maqedonia përfshihet në gazjellësin, ndërsa prej ku do të ndërtohet nga Serbia apo Bullgaria duhet të vendosë “Gazprom”-i. 

Marrëveshjen nga ana e Maqedonisë e nënshkroi zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave Zoran Stavreski në Moskë. Kyçja e Maqedonisë në projektin “Rrjedha Jugore” është me kuptim strategjik për Republikën e Maqedonisë e cila do ta sigurojë përfshirjen e Maqedonisë në korridoret transportuese ndërkombëtare dhe burim stabil i gazit për gjeneratat e ardhshme. 

“Ky është peojekt jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne sepse me Rrjedhën Jugore praktikisht në afat të gjatë garantohet stabiliteti energjetik i Republikës së Maqedonisë, sigurohen sasi të reja të gazit, që do të bëjnë që edhe projekti për infrastrukturë të brendshme për transport të gazit në Maqedoni të marrë një kuptim ende më të madh”, deklaroi këtë fundjavë kryeministri Nikolla Gruevski. 

Ai nënvizoi se edhe për strukturën e brendshme ka projektuar plan për atë se si të realizohet dhe, theksoi se planifikohet fillim i shpejtë, por varet nga ajo nëse do të ketë sasi të mjaftueshme të gazit.  

“Tani me lidhjen e marrëveshjes për Rrjedhën Jugore, të gjitha operacionet e mëtutjeshme për gazifikimin e Maqedonisë, për ndërtimin e infrastrukturës së brendshme merr kuptim në drejtim të vërtetë”, sqaroi Gruevski. Gazsjellësi “Rrjedha Jugore” duhet të përfundojë deri në vitin 2015 kur do të  rrjedhin sasitë e para të gazit drejt Evropës Qendrore dhe Jugore. Ndërtimi i gazsjellësit filloi në muajin dhjetor të vitit 2012. 

Lajme të ngjashme

Back to top button