Vuçiq e arsyeton Sheshelin: Nuk na pyetën për lirimin e tij

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbinë “askush nuk e ka pyetur” kur kryetari i SRS-së, Vojisllav Sheshel është liruar nga Tribunali i Hagës.

Ai ka thënë se Beogradi dëshiron stabilitet në rajon, e jo rritje të tensioneve. “Ata kanë marrë vendim për ta liruar Sheshelin, e kanë marrë vendimin se kur ta lirojnë, neve askush nuk na ka pyetur, e as konsultuar, e as nuk na kanë thënë diçka. Nga ne nuk kanë kërkuar asgjë, atë që e kanë kërkuar, diçka të vogël, ne e kemi bërë, nuk jemi përzier në asgjë”, ka thënë Vuçiq, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, është e palogjikshme që të akuzohet Serbia për shkak të retorikës së Sheshelit pas lëshimit në liri të përkoheshme nga Tribunali i Hagës. Kroacia ka reaguar pas lirimit të kriminelit serb, duke kërkuar që retorika e tij ekspansioniste të ndalohet nga OKB-ja dhe Parlamenti Evropian.

Lajme të ngjashme

Back to top button