Lunaçek: Akuzat për korrupsion të EULEX-it janë tema në Parlamentin Evropian

Nënkryetarja EP-së, Ulrike Lunaçek, shpreson se Kosova së shpejti do të pranohet në institucione të ndryshme të KB-së si dhe në organizatën botërore.

Ajo thekson se edhe vendet tjera anëtare të BE-së duhet ta njohin pavarësinë Kosovës.

Lunaçek, në video mesazhin e shfaqur në konferencën „Diplomacia multilaterale – mundësitë dhe sfidat për anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare” në Vjenë, përcjell B92, transmeton Koha net, ka thënë sot se për fat të keq ekzistojnë probleme brenda Kosovës dhe ka shtuar se do të kishte dashur që tashmë të ekzistonte Qeveria pas zgjedhjeve para gati gjysmë viti sepse kështu do të kishte qenë më lehtë për ata që e përkrahin anëtarësimin plotë dhe me të gjitha të drejtat në organizata ndërkombëtare.

Ajo po ashtu ka thënë se ka probleme lidhur me EULEX-in dhe se akuzat për korrupsion janë tema edhe në Parlamentin Evropian.

Lunaçek ka thënë se me shumë kolegë në Parlamentin Evropian po punojnë që Kosova të pranohet në OKB. /koha/

Lajme të ngjashme

Back to top button