Kryhen 5 vjedhje në Tetovë: Arrestohet i dyshuari 34 vjeçar

Policia e Tetovës ka arritur të zbardh gjithsejtë 5 vjedhje, duke arrestuar një 34 vjeçar nga Tetova si i dyshuar për vjedhjet.

Sipas policisë, pesë vjedhjet janë kryer muajin e kaluar të cilat janë kryer në bodrumet e banimit dhe në ndërtesa tjera, të vendosura në rrugën  e “Ilindenit” dhe në Bllok 82 në Tetovë.

Mbrëmë është arrestuar i dyshuari 34 vjeçar B.LL nga Tetova, prej të cilit u kapen disa nga mjetet e vjedhura dhe sende të tjera të cilat janë kthyer pronarëve të tyre.

I dyshuari nga Tetova është përfshirë edhe më parë në vjedhje, shpesh në bodrume dhe objektet ndihmëse.

Lajme të ngjashme

Back to top button