Tetovë, vetura godet 25 vjeçaren

Mbrëmë në kryqëzimin e rrugëve “Ilinden” dhe “Boris Kidriç” në Tetovë një makinë ka goditur këmbësoren 25 vjeçare nga Reçica e Vogël, duke i shkaktuar lëndime të lehta.

Siç njofton policia, mbrëmë në kryqëzimin e rrugëve “Ilinden” dhe “Boris Kidriç” në Tetovë një makinë e tipit “Sead Cordoba” me targa të Tetovës, drejtuar nga 25 vjeçari J.S nga fshati Pallaticë, ka goditur këmbësoren 25 vjeçare M.F nga Reçica e Vogël, njofton TetovaSot.

Nga aksidenti 25 vjeçarja ka marrë lëndime e cila është transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës, dhe pas ndihmës, ajo po mbahet për mjekim të mëtejshëm.

Policia ka kryer hetimet dhe po punon në zbardhjen  e dhe shkaqet e aksidentit.

Lajme të ngjashme

Back to top button