Xhamia historike e Maqedonisë që nuk  rindërtohet

Në kryeqytetin e Maqedonisë në Shkup, themelet e xhamisë historike Osmane do të përdoren për rindërtimin e një klubi të oficerëve. Vendi i është shitur një kompanie greke në mënyrë që ata të mund të ndërtojnë një hotel dhe rindërtojnë klubin e ish-oficerëve shkruan Dünya Bülteni, transmeton Portalb.

E njohur historikisht si Karlizade, Xhamia Burmali u ndërtua në vitin 1495 gjatë epokës otomane dhe ka qëndruar në vend për 430 vjet. Ajo ishte e vendosur në bregun e djathtë të lumit Vardar pranë Urës së Gurit në Shkup.

Serbët e demoluan xhaminë në vitin 1925 për të ndërtuar një klub për oficerët ushtarak në këtë të njëjtin vend.

Klubi i oficerëve u dëmtua dhe shkatërrua nga tërmeti që ndodhi në vitin 1963. Vendi ka mbetur bosh që atëherë.

Shkatërrimi i xhamisë që cili ishte një monument i rëndësishëm arkitektonik islamik rezultoi në një reagim të madh publik. Grupet e komunitetit turk dhe shqiptarë që atëherë kanë mbledhur të dhëna dhe kanë krijuar një platformë të quajtur “Projekti i Xhamisë së re Burmali”.

Për fat të keq viteve të fundit, fushata ishte pa sukses. Projekti qeveritar “Shkupi 2014” sjell dizajn të ri të qytetit me monumente të reja dhe me arkitekturë moderne. Pjesa e fundit e këtij projekti është ndërtimi i një klubi të ri të oficerëve.

Popullsia muslimane e Shkupit po shikojnë projektin me frikë ndërsa Bashkësia fetare islame e Maqedonisë dhe grupe të tjera politike heshtin në lidhje këtë çështje.  /Portalb

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button