Pendarovski: Beteja e Zaevit nuk është personale, dëshmitë do ti publikojmë

Beteja mes kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev dhe Qeverisë aktuale nuk është personale, materialet e paralajmëruara kundër qeverisë do të publikohen së shpejti, deklaroi Stevo Pendarovski.

Është krijuar një përshtypje se kjo është një luftë personale e Zaevit, se ai ka diçka në dorë dhe askush rreth tij nuk është në dijeni se për çfarë bëhet fjalë dhe se po bëhet një luftë politike private. Ne të gjithë këtu e dimë se për çfarë bëhet fjalë si dhe partitë e tjera politike opozitare kanë njohuri për dëshmitë”, deklaroi Pendarovski.

Sipas tij materialet nuk i quajmë bomba apo eksplozive ato materiale nuk janë ‘as të tija as të mijat por janë tonat të juaja dhe të gjithë neve.

Pendarovski tha se materialet do të publikohen në kohën e duhur.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button