Televizionet private kombëtare formuan Asociacionin Medial të Maqedonisë

Televizionet private kombëtare Alsat M, Alfa, Telma, Sitel dhe Kanal 5 do të përpiqen ti mbrojnë të drejtat e tyre në treg përmes asociacionit të përbashkët në kuadër të Odës Ekonomike të Maqedonisë.

Në seancën e sotme konstituive për kryetar të AMM-së u zgjodh Ivan Mirçevski, drejtor i përgjithshëm i TV Kanal 5, ndërsa për zëvendës të tij Atanas Kirovski, redaktor i përgjithshëm dhe përgjegjës i televizionit Telma. Rregullorja për punë e Asociacionit që deri më tani funksionoi si grupacion, sipas paralajmërimeve, do të jetë e gatshme për 15 ditë. Takimi i parë i udhëheqësisë do të jetë me ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Ivo Ivanovski për ndryshime në ligjet mediale.

“Bëhet fjalë për asociacion i cili para së gjithash ka për qëllim t’i sublimojë angazhimet tona dhe problemet e detektuara në sistem, në ligjet dhe veçanërisht në Ligjin për mediat dhe Ligjin për shërbime audio dhe audiovizuele mediale të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë na prekin, tha në konferencë për shtyp Mirçevski.

Që nesër më takim me ministrin Ivanovski do të tentojnë t’i ndryshojnë pjesët nga ligji për të cilat konsiderojnë se nuk janë në favor të punës së tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button