Nxënësit e Kërçovës pesë javë me radhë nuk ndjekin mësime

‘Për shkak të një problemi irracional fëmijët tanë në shekullin 21 pesë javë me radhë nuk ndjekin mësimet. Askujt në këtë shtet nuk i intereson nëse 1 mijë e 200 nxënës të shkollave fillore në Kërçovë ende qëndrojnë në shtëpi”, thonë të revoltuar prindërit e filloristëve të shkollave  “K.J Pitu” dhe “Dr.Vlladimir Pollezhinovski”.

Në ndërkohë, shkollat e Kërçovës janë kyçur në rrjetin e elektrodistribuimit pasi kryetari i komunës Fatmir Dehari ka paralajmëruar se me para ët komunës do ti shlyej borxhet e të gjitha shkollave të komunës. Komuna në 24 muajt e ardhshëm do të duhet që cdo muaj ti paguaj EVN-së nga 2.700 euro borxhe të pashlyera për energji elektrike shkollave të Kërçovës.

Gjithashtu komuna do ti mbulojë edhe harxhimet për transportin e nxënësve dhe gjithashtu në shkollën e fshatit Tuin janë siguruar 80 kub dru për ngrohjen e ndërtesës së shkollës”, deklaroi Ramiz Rexhepi sekretar në komunën e Kërçovës.

Edhe pse shkollat kanë energji elektrike për momentin nuk zhvillohet mësimi në pritje të lëndëve djegëse për ngrohje.

Lajme të ngjashme

Back to top button