Maqedonia vazhdon me subvencionimin e fluturimeve të lira

Procedura për përkrahje financiare të aviokompanive vendore dhe të huaja është analizuar me kujdes para se të fillojë të aplikohet dhe ajo është në pajtim me ligjet dhe parimet evropiane, njoftoi Ministria për transport dhe lidhje. Përmes këtij njoftimi ministria maqedonase e transportit ka reaguar ndaj informatave se Kosova do ta padisë Maqedoninë për shkak të subvencionimit të aviokompanive.

“Dispozita për ndarjen e përkrahjes financiare për aviokompanitë vendore dhe procedura për ndarjen e përkrahjes financiare janë në pajtueshmëri me drejtimet e Bashkësisë për financimin e aeroporteve dhe ndihmë fillestare të aviotransportuesve që operojnë nga aeroportet rajonale. Ministria për transport dhe lidhje me kërkesë të Ministrisë për infrastrukturë të Kosovës që në vitin 2012 ka dërguar një shkresë ku i sqaroi normat ndërkombëtare juridike në bazë të cilave implementohet projekti për ndarjen e përkrahjes financiare për aerotransportuesit, ku është e qartë se nuk është shkelur legjislacioni evropian”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Back to top button