Dragan.M, ka planifikuar vrasjet deri sa ishte duke bërë rroje

Ushtari profesionist nga Zletova, 40 vjeçari Dragan.M, ka planifikuar vrasjet deri sa ishte duke bërë rroje. Para se ta bëjë ndërrimin, i armatosur me pushkë automatike niset për në Zletovë. Ai kishte për qëllim shokun e gruas së tij me të cilën ishte në procedurë shkurorëzimi.

I dyshuari për vrasjen e trefishtë Dragan. M ka qëndruar para shitores së tij dhe kur ai vjen për ta hapur dyqanin, ai shtyn ndaj tij, por arrin që tu ik plumbave. Pas dëgjimit të të shtënave ka dalë xhaxhai i tij i cili nuk ka arritur të shpëtojë nga të shtënat. Në skenën e ngjarjes ka dalë edhe nëna e cila pasi ka parë rastin është e alivanosur në ndërkohë autori I krimit largohet për në shtëpinë e prindërve të gruas së tij. Pasi ka hyrë në katin e parë ka vrarë prindërit dhe është larguar për në shtëpinë  e tij në Zletovë. Atje ka takuar edhe vëllain e gruas së tij.

“Atje është konfrontuar fizikisht me të i cili ka arritur që të ja marrë armën dhe më pas i dyshuari ka ikur. Në bashkëpunim me ARM-në, është vërtetuar se i dyshuari për vrasjet është larguar vetë nga vendi i punës ndërsa hulumtimet e mëtutjeshme tregojnë se ai nuk ka poseduar armë tjetër përveç asaj zyrtare që ka pasur”, thotë Gordana Panajatova nga policia e Shtipit.

Pasi ka mbetur pa armë autori i vrasjeve është larguar në kodrat mbi Zletovë.

Banorët e Zletovës thonë se ky nuk është incidenti i parë i tij. Ushtari edhe më parë ka qenë agresiv. Ai është paraqitur në polici për dhunë familjare. Ai ka shqetësuar vazhdimisht prindërit e gruas.

Nga policia konfirmojnë se ndaj Dragan.M janë paraqitur dy aktpadi penale njëra për lëndime trupore dhe tjetra për dhunë familjare.

Dragani si ushtarë profesionist ka qenë i angazhuar disa muaj në Afganistan dhe ka pasur statusin e “branitellit”.

 

Nga policia konfirmojnë se kanë gjetur një trup dhe punojnë në identifikimin e identitetit të tij , por nuk thonë nëse është trupi i të dyshuarit për vdekjen e trefishtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button