fbpx

Ky është shqiptari më i pasur në Maqedoni

Pronari i kompanisë “Renova” Shefki Idrizi zyrtarisht është biznesmeni më i pasur shqiptar në Maqedoni, sipas radhitjes që ka bë Kompania evropiane për hulumtimin e pasurisë “Velt H”. Idrizi është radhitur në vendin e pestë sa i përket biznesmenëve më të pasur në Maqedoni.

Sipas kompanisë “Velt H”, në Maqedoni ka 35 multimilionerë, kurse më i pasur prej të gjithëve është Minço Jordanov, pronari i kompanisë “Duferko” S. A me seli në Llugano të Zvicrës, transmeton gazeta “Lajm”.

Në vend të dytë është radhitur pronari i kompanisë “Fershped” Shterjo Nakov, i treti është njëri nga themeluesit e fabrikës “Brako” në Veles, Koço Angjushev, kurse i katërti menaxheri kryesor i komapnisë “Alkaloid”, Zhivko Mukateov.

Pas Idrizit në vend të gjashtë është radhitur njeriu i parë i kompanisë “Skopski Pazar”, Sasho Davitkovski, kurse pas tij vjen Dushko Tuxharov nga grupacioni Replek.

Femra e vetme në mesin e 9 biznesmenëve më të pasur në Maqedoni është Kristina Todoroviq nga “Tinex”, e radhitur në vendin e tetë, kurse pas saj vjen themeluesi i barnatoreve “Zegin”, Bllagoja Mehanxhiski.

Më poshtë ju sjellim fotot e biznesmenëve sipas radhitjes së bërë nga kompania “Velt H”.

1.Minço Jordanov

2. Shterjo Nakov

3. Koço Angjushev

4. Zhivko Mukaetov

5. Shefki Idrizi

6. Sasho Davitkovski

7. Dushko Tuxharov

8. Kristina Todoroviq

9. Bllagoja Mehanxhiski

Tags

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button
Close