Dialogu student-qeveri ende pa filluar është bërë problematik

Studentët kërkojnë dialogë që ti paraqesin argumentet e tyre se çfarëdo testimi nga jashtë nuk duhet ët zbatohet, ndërsa ministria dhe qeveria janë të gatshëm për debat se si të bëhet zgjidhja ligjore për vlerësimin e studentëve.

Në këtë situatë shtrohet pyetja, a është e mundur dialog? Deri më tani të dyja palët thonë se dëshirojnë debat por për çështje të ndryshme, të vetmen gjë të përbashkët kanë vlerësimin se duhet të përmirësohet kualiteti i arsimit të lartë, shkruan REL.

Studentët kërkojnë nga ministri Ademi që ti pranojë të premten dhe personalisht atij t’ia dorëzojnë vërejtjet për testimin e paralajmëruar të studentëve.

“Me këtë ne dëshirojmë të hapim dialog më të, ndoshta të gjejmë ndonjë pikë të përbashkëta fillestare sepse ne jemi kundër çfarëdo lloj testimi të jashtëm, dhe për këtë shkak dëshirojmë dialog dhe të organizohet një debat në suaza universitare”, deklaroi Stefan Vidikov nga Plenumi Studentor.

Ministri Ademi për REL deklaroi se mbetet me qëndrimin që duhet të vendoset një vlerësim i jashtëm i studentëve dhe se ky metodë është treguar i suksesshëm në disa shtete Evropiane. ‘

Lajme të ngjashme

Back to top button